Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, të cilën deputetët e partive të ndryshme e shfrytëzuan edhe për fushatë, miratoi unanimisht përkundër disa vërejtjeve draft raportin e punës dhe tashmë i njëjti pritet t’i dërgohet Prokurorisë.
Kryesuesi i komisionit në mbledhjen e fundit me këtë përbërje, Visar Ymeri tha se ky raport është i mirë, mirëpo nuk është arrit të përfundohet puna për shkak të mandatit, por i kjo mbetet legjislaturës së re për të vazhduar me këtë hetim së paku edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Deputeti Haxhi Avdyli tha se ky raport ka për bazë punën tonë, por ka disa mangësi në të ngase vetëm shkarazi janë përmend në të ndikimet politike.
“Në këtë krim që ka ndodhur në PTK që janë qindra milionësh, andaj në raport shumë pak përmendet bashkëkryerësit e krimit, e në këtë rast është politika. Zanafilla e këtij krimi ka filluar me qeverinë e parë pas pavarësisë, Qeveria ‘Thaci 1’”, tha Avdyli.
Ndërsa, deputeti nga PDK Bekim Haxhiu nuk u pajtua me diskursin e deputetit Avdyli.
“Kontrata e parë e dëmshme në PTK është nënshkruar nga anëtari i këshillit të LDK, Adnan Merovci dhe kjo ka ndodhë para vitit 2007. E përkrahi raportin në fjalë, por në të do të duhej të futeshin edhe kontratat e qirave dhe antenave, si dhe kontrata e ‘Karrotës’ që është mbi 3 milionë euro”, tha Haxhiu.
Edhe deputetja Albulena Haxhiu ka përkrahur raportin, por në mungesë të kohës nuk është arrit të intervistohen as ministra, ish-ministra, as kryeministri e ish-kryeministra.
“Përgjegjës sipas ish-menaxhmentit është edhe Ahmet Shala, ish-ministër. Përndryshe ne kemi mundur të bëjmë punë më shumë për shkak të kohës së kufizuar”, tha deputetja Haxhiu.
Deputeti Armend Zemaj nga LDK tha se janë tri arritje të këtij komisioni megjithë pengesat që ka pasur.
“Ky akticitet kriminal për ta zhvat PTK-në ka qenë organizim që ka qenë drejtpërdrejt i ndërlidhur me politikë, që kanë emra dhe mbiemra. Pjesa tjetër që kemi nxjerrë në pah janë kontratat e qirave dhe antenave. Manipulimi i punësimeve dhe gradat e tyre. Po ashtu si krim konsiderohet edhe donacionet për sponsorizim dhe media, në shumë prej rreth 30 milionë euro. Unë e kam vetëm një propozim, t’i bashkëngjiten të gjitha procesverbalet e intervistuarve, si dhe raporti i sindikatës. Ndërsa, si kopje e raportit t’i dërgohet prokurorisë së shtetit”, tha Zemaj. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci shpërndau vaksina nga ajri kundër tërbimit: Është sëmundje vdekjeprurëse që bartet nga kafsha tek njeriu
Aplikimi i taksës për tokën demotivon bujqit, pritet të dëmtohet prodhimi në Kosovë
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova
Aplikimi i taksës për tokën demotivon bujqit, pritet të dëmtohet prodhimi në Kosovë
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi