LAJMI I FUNDIT:

Rrahu në mënyrë brutale një fëmijë të komunitetit ashkali, arrestohet i dyshuari – policia jep detajet

Rrahu në mënyrë brutale një fëmijë të komunitetit ashkali, arrestohet i dyshuari – policia jep detajet

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë ka bërë të ditur se sot në mëngjes është informuar në lidhje me një video incizim i cili u është prezantuar nga një qytetar.

Në këtë video incizim, siç thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi, vërehej një qytetar duke e goditur (në mënyre brutale) një fëmijë të komunitetit Ashkali Kosovar.


Me këtë rast, siç bëhet e ditur tutje, Policia e Kosovës pas shikimit të video incizimit, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit.

Policia e Kosovës thekson se bëhet fjalë për një rast të ndodhur me datën 14.08.2019 në ora 14:00, në Gurrakoc-Istog.

“Pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23 Policia e Kosovës-Stacioni Policor Istog ka arrestuar të dyshuarin: L.D lindur me 1990 m/k/sh. Pas intervistimit nga ana e hetueseve Policor, është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se viktima femër e mitur ishte dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast gjendja e saj sipas mjekut pas trajtimit, ishte stabile.

“Zyrtarët policorë janë duke qëndruar në kontakt me familjarët e viktimës për t’i përkrahur për çfarëdo nevoje që mund të kenë”, thuhet në fund të njoftimit të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori