LAJMI I FUNDIT:

Paratici flet për lëvizjet e fundit të Juventusit në sulm që lidhen me Dybalan, Icardin, Mandzukicin dhe Higuainin

Paratici flet për lëvizjet e fundit të Juventusit në sulm që lidhen me Dybalan, Icardin, Mandzukicin dhe Higuainin

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka folur sot për Sky Calcio në lidhje me afatin kalimtar të bardhezinjve.

Ai e ka konfirmuar se kohët e fundit nuk ka patur shumë lëvizje, por gjithçka është nën kontroll.


“Gjatë afatit kalimtar ka gjithnjë shumë fjalë e thashetheme dhe në fund jo gjithçka është e vërtetë apo jo çdo objektiv realizohet. Gjithsesi, ne kemi besim dhe njëkohësisht jemi të qetë. Në fund do të bëjmë llogaritë”.

Maurizio Sarri kishte thënë se Juventusi do të duhet të punojë me largime, pasi ka disa lojtarë të tepërt.

“Te Juventusi nuk ka kurrë lojtarë të tepërt. Ka një listë që unë dhe trajneri duhet ta respektojmë, ajo e Ligës së Kampionëve, ku do të regjistrohen vetëm 22 emra”.

“Dybala? Te Juventusi janë të gjithë njësoj. Është një lojtar i madh, një “numër 10”. Kemi një ekip me shumë lojtarë të mëdhenj, jemi mes skuadrave më të mira në botë”.

“Kemi lojtarë kampionë që i respektojmë, pasi janë profesionistë”.

Në fund u ndal edhe te transferimi i Mauro Icardit, duke mos preferuar të flas për të.

“Icardi është një lojtar i Interit, ndaj nuk flas për të. Ne kemi mjaft sulmues të mëdhenj. Kemi edhe Higuain apo Mandzukic, që janë golashënues. Kemi Ronaldon, pra, jemi të kompletuar”, deklaroi Paratici. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori