Që kriptovaluta Libra do të haste në kundërshtime nuk kishte dyshime, por që do të përballej me një front të unifikuar kjo nuk ishte e parashikuar.
Autoritetet rregullues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga Facebook t’u përgjigjet disa pyetjeve sesi do të mbrojë të dhënat e përdoruesit.
Rrjeti social nuk ka përmbushur dot kërkesat e autoriteteve rregulluese në të kaluarën dhe nuk ka siguri se do të bëjë më mirë me Libra shpreheshin në letrën e tyre drejtuar kompanisë.
Autoritetet duan të dinë që Libra do të ketë marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të dhëna personale, përfshirë transparencë dhe mjete adekuate për mbrojtjen e të dhënave personale me një grumbullim minimal informacioni.
Gjithashtu, ata duan të dinë nëse ato kompani që kanë për të përpunuar pagesat do t’u përmbahen këtyre obligimeve dhe të aplikojnë të njëjtat standarde në vende të ndryshme.
Grupi pret përgjigje nga Facebook edhe pse nuk vendosi një afat. Rrjeti social në një mënyrë apo tjetër duhet të adresojë këto shqetësime. Politikanët kanë shkuar aq larg saqë të propozojnë ndalimin e përkohshëm të punës në Libra.
Në anën tjetër, shefi i këtij projekti pranë Facebookut, David Marcus, ka dal përpara Kongresit amerikan për t’iu përgjigjur shqetësimeve.
Marcus tha se Facebook nuk do të ofrojë kriptovalutën Libra pa adresuar plotësisht shqetësimet e rregullatorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak