LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për vëllezërit në Shtime që dyshohet se vranë grabitësin

Një muaj paraburgim për vëllezërit në Shtime që dyshohet se vranë grabitësin

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit N.N, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin tjetër A.N dhe të njëjtit i caktohet masa e arrestit shtëpiak një muaj, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje.

“Të pandehurit dyshohen se më 7 gusht 2019, me dashje kanë privuar nga jeta F.G, i cili paraprakisht me një person tjetër tani për tani i panjohur, kishin hyrë të armatosur në shtëpinë e të pandehurve për të kryer grabitje dhe me të vërejtur i pandehuri N.N. fillon të përleshet fizikisht me të njëjtit, ku dhe plagoset me armë zjarri në këmbë nga njëri prej tyre, të cilët më pas arrijnë që të largohen nga shtëpia me ç’rast të pandehurit ndjekin deri në rrugën kryesore, dhe pas 300 metrash arrijnë ta kapin dhe përsëri përleshën me tani të ndjerin, ku gjatë përleshjes, me një thikë e godasin në trup, si pasojë e të cilës F.G. mbetet i vdekur në vend”, thuhet në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Ferizaj.


Vritet grabitësi në Shtime, pronari mbetet i plagosur
Lexo po ashtu Vritet grabitësi në Shtime, pronari mbetet i plagosur

Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori