LAJMI I FUNDIT:

Me statistika Pep Guardiola është trajneri më i fortë i të gjitha kohërave në Ligën Premier

Me statistika Pep Guardiola është trajneri më i fortë i të gjitha kohërave në Ligën Premier

Pep Guardiola njihet si njëri nga menaxherët më të fortë në botë, ndërsa ai e ka dominuar Ligën Premier dukshëm në tri vite.

Ai nuk ndalet së fituari trofe dhe këtë e nisi te Barcelona, ku mori 14 trofe gjigant në katër sezone, gjë që e vazhdoi edhe te Bayern Munich.

Kishte shumë pyetje se a do të mundte të vazhdonte edhe në Ligën Premier më këto shifra. Nuk nisi mirë, duke mos fituar trofe dhe duke e mbyllur në vendin e tretë.


Por City tani është i pakapshëm, duke fituar çdo trofe në Angli për edicionin që sapo lëmë pas.

Përralla e Guardiolas në dy vite

Spanjolli e la prapa Liverpoolin në kampionat, duke e fituar pastaj edhe në Carabao Cup dhe FA Cup.

Në fakt, Guardiola është trajneri i parë, pas Sir Alex Ferguson, që në dy sezone mbledh 198 pikë dhe dy trofe.

Ai në debutim ka marr 78 pikë, duke mbledhur në tri vite gjithsej 276 pikë, duke e bërë si trajnerin me më shumë pikë në histori.

Trajnerët më të mëdhenj në bazë të pikëve?

Sa herë që pamendet Liga Premier, në mendje bie në mend legjenda Ferguson.

Sipas statistikave të Opta Sport për sezonin e ri të Ligës Premier, del që Guardiola drejton lisën e trajnerëve me më shumë pikë të fituar për ndeshjes, duke lënë pas Alex Fergusonin, Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte.

Jose Mourinho gjithashtu është në podium. Guus Hiddink është lartë, madje edhe Andre Villas-Boas.

Sidoqoftë, shtatë menaxherët e parë kanë mesatarisht më shumë se dy pikë në ndeshje, me Guardiolan që ka 2.5 pikë për ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori