LAJMI I FUNDIT:

Tri klube të mëdha kanë bërë oferta për Moise Kean

Tri klube të mëdha kanë bërë oferta për Moise Kean
Moise Kean (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Juventusi thuhet se ka pranuar oferta nga tri skuadra: Interi, Evertoni dhe Borussia Dortmund për sulmuesin e tyre, Moise Kean.

Sipas Nicolo Schira të Gazzetta dello Sport, nuk ka mungesë të propozimeve për sulmuesin e talentuar italian..


Babai i Kean më parë pretendoi se Interi ishte ‘shtëpia’ e tij , ndërsa tashmë është thënë se  ai mund të jetë çelësi për kalimin e Mauro Icardit te Juve.

Juventusi i ofron një tjetër futbollist Interit për Icardin, Neroazzurrët kërkojnë edhe para
Lexo po ashtu Juventusi i ofron një tjetër futbollist Interit për Icardin, Neroazzurrët kërkojnë edhe para

Sa për Evertonin,  ata tashmë kanë pasur një ofertë prej 30 milionë eurosh të refuzuara për 19-vjeçarin, por mund të kthehen me një ofertë të përmirësuar.

Dortmund gjithashtu duket sikur e ka konfirmuar interesin e tyre, edhe pse Calciomercato.com paralajmëron se Juventusi nuk është i përgatitur të shesë për më pak se 40 milionë euro.

Interesimi i klubit nga Liga Premier për Kean, e vë nën presion Juventusin
Lexo po ashtu Interesimi i klubit nga Liga Premier për Kean, e vë nën presion Juventusin

Ndërkohë, La Gazzetta shkruan se Bianconerët po punojnë për zgjatjen e kontratës së italiani deri në vitin 2024, duke i ofruar atij një pagë neto prej dy milionë plus bonuse.

Kean shpërtheu sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola në 17 paraqitje, por mbetet ende si zgjedhje e dytë e sulmit tek skuadra nga Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori