LAJMI I FUNDIT:

FFK i reagon Komunës së Prizrenin në lidhje me tendencën për të dërguar komisarë në bordin drejtues

FFK i reagon Komunës së Prizrenin në lidhje me tendencën për të dërguar komisarë në bordin drejtues
Drejtuesit e komunës dhe të klubit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka dalë në mbrojtje bordit të Lirisë pas tendencës së Komunës së Prizrenit për të dërguar komisarë në bordin drejtues të klubit.  

Kuvendi komunal i Prizrenit, si aksionari kryesor i ekipit, ka dashur të ndërmarrë masa ndaj klubit.


Në fakt, komuna ka propozuar që të formohet një komision financiar, e cila gjë ka bërë që të reagojnë zyrtarët e klubit duke kujtuar se kjo është një ndërhyrje politike.

Komuna e Prizrenit kërkon të merr nën menaxhim Lirinë, zyrtarët e klubit kërcënojnë me ankesë në UEFA e FIFA
Lexo po ashtu Komuna e Prizrenit kërkon të merr nën menaxhim Lirinë, zyrtarët e klubit kërcënojnë me ankesë në UEFA e FIFA

Zyrtarët e Lirisë janë ankuar në FFK në lidhje me këtë tendencë, ndërsa shtëpia e futbollit e Kosovës i ka dalë në mbrojtje.

Drejtuesit e komunës së Prizrenit dhe ata të klubit Liria 

FFK i ka reaguar kuvendit komunal të Prizrenit duke ia kujtuar se Liria është e regjistruar si OJQ dhe i ka organet e veta nga bordi drejtues, kryesia dhe shtabi teknik.

Shtëpia e futbollit e Kosovës gjithashtu i ka kërkuar të mos bëjë ndërhyrje të dhunshme pasi kjo nuk do të lejohej nga FFK, Ministria e Sportit dhe çështja do të shkonte deri në UEFA dhe FIFA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori