LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prizrenit kërkon të merr nën menaxhim Lirinë, zyrtarët e klubit kërcënojnë me ankesë në UEFA e FIFA

Komuna e Prizrenit kërkon të merr nën menaxhim Lirinë, zyrtarët e klubit kërcënojnë me ankesë në UEFA e FIFA

Liria tashmë në sezonin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë duke rënë nga Superliga.

Kjo ka bërë që kuvendi komunal i Prizrenit, si aksionari kryesor i ekipit, të ndërmarrë masa ndaj klubit.


Në fakt, komuna ka propozuar që të formohet një komision financiar, e cila gjë ka bërë që reagojnë zyrtarët e klubit duke kujtuar se kjo është një ndërhyrje politike.

Zyrtarët e komunës dhe drejtuesit e klubit

Madje, zyrtarët e klubit prizrenas kanë kërcënuar në një formë se do të ankohen edhe në FFK, UEFA dhe FIFA.

Ja reagimi i plotë:

Reagim zyrtar kundër propozim vendimit për formimin e komisionit për menaxhim financiar dhe organizativ të K.F ‘LIRIA’-Prizren.

Sipas informatës zyrtare të datës 10.07.2019 NR.001/011 lëshuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Artan Abrashi me të cilin njoftohemi se Kuvendi Komunal ka marr një propozim vendim ,me anë të cilit dëshiron të formoj një komision për menaxhimin e financave dhe kontrollin organizativ të Klubit.

Duke u bazuar në statusin e K.F Liria si OJQ, një vendim i tillë është në kundërshtim të plotë me ligjin mbi funksionimin e OJQ-ve (klubeve Sportive),andaj ne mendojmë se ky vendim është shumë skandaloz dhe politik, dhe se me këtë propozim vendim parashihet ndërhyrje e drejtpërdrejt politike në K.F Liria.

I nderuari z Abrashi, kyesues i K .K Prizrenit ju njoftojmë dhe njëherazi informojmë se K.F Liria ka një status juridik të vetin në bazë të cilit funksionon.

Në statusin juridik të K.F Liria thuhet:

neni 52 pika 1 legjislaturën e klubit e përbëjnë ; statuti dhe rregulloret,direktivat dhe vendimet të cilat i nxjerrin trupat përkatëse.
neni 52 pika 2 ky statut është akti themelor dhe konstituiv i K.F Liria
neni 3 paragrafi 2 thuhet K.F Liria është organizatë jo politike,jo qeveritare,jo profitabile, e themeluar në principet e frymës sportive dhe Fair play
neni 3 paragrafi 3 (citat) të drejtat,detyrat dhe obligimet janë të definuar me ligjin për sport dhe aktet normative të FFK-se dhe rregullave ndërkombëtare të futbollit.
neni 18 paragrafi A (citat) organet vendimmarrëse janë;
1-kuvendi i klubit (organ legjislativ)
2-kryesia e klubit (organ ekzekutiv)
3-këshilli mbikëqyrës i klubit(organ kontrollues i klubit)
neni 18 paragrafi B organet udhëheqëse janë ;
1-kryetari i klubit organ përfaqësues i klubit
neni 48 Financimi
pika 8 (citat) K.F liria financimin bazë e ka nga ndarja buxhetore të cilën e bënë komuna e Prizrenit, në kuadër të pozicioneve buxhetore të drejtorisë së Kulturës, Rinisë e Sportit DKRS.
neni 55 pika 1(citat) K.F Liria mund të shuhet me kërkesë të anëtarëve të saj.
neni 55 pika 3 FFK dhe DKRS nëpërmjet sektorit për sport, do të njoftohet për shuarjen e KF Liria në afat prej 8 ditësh.

Kryetari i Lirisë fajëson ish-menaxhmentin e klubit: Më latë borxhe dhe me dy lojtarë në fund të sezonit
Lexo po ashtu Kryetari i Lirisë fajëson ish-menaxhmentin e klubit: Më latë borxhe dhe me dy lojtarë në fund të sezonit

Andaj duke u bazuar në statutin e K.F Liria,kërkojmë nga ju që mos ta aprovoni propozim vendimin, konkretisht ta hiqni nga rendi i ditës,ngase do të bëni shkelje ligjore.

Si dhe duke u bazuar në draft raportin e auditorit gjeneral i autorizuar nga kryetari i komunës, z.Haskuka,mund ta shihni se në përshkrimin e tij rreth auditimit, cdo gjë ka funksionuar në baza ligjore,nuk ka asnjë vërejtje serioze apo keqmenaxhim eventual të buxhetit, pos disa rekomandimeve të lehta procedurale.

Reagon ish-menaxhmenti i Lirisë: Iljaz Iljazi shpenzuat 360 mijë euro, klubi ra nga Superliga - duam hetime për keqpërdorimet
Lexo po ashtu Reagon ish-menaxhmenti i Lirisë: Iljaz Iljazi shpenzuat 360 mijë euro, klubi ra nga Superliga - duam hetime për keqpërdorimet

Paraprakisht ju informojmë se për të gjitha këto zhvillime jo të mira për K.F Liria nga ana e Asamblesë Komunale, do ti njoftojmë të gjitha instancat më të larta që merren me organizimin e futbollit siç janë FFK, UEFA dhe FIFA.
Përgjegjësit për pasojat që mund t’i prodhoj propozim vendimi i iniciuar nga ju bartet drejtpërdrejt tek ju si kryesues i Kuvendit dhe Asambleja Komunale.

Si dëshmi dhe prova për të gjitha këto që kemi lartpërmendur reagimit ja bashkëngjisim edhe dokumentet përcjellëse siç janë;
1-Cerifikaten e regjistrimit te OJQ
2-Certifikaten e numrit fiskal
3-Certifikaten e TVSH-së
4-Dokumentin mbi të dhënat e OJQ-së si dhe përfaqësuesin zyrtar të saj, thuhet në këtë reagim.

Ndryshe, së fundi ka pasur akuza dhe kundër akuza në mes të kryesisë aktuale dhe të vitit të kaluar rreth gjendjes së klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori