LAJMI I FUNDIT:

Reagon ish-menaxhmenti i Lirisë: Iljaz Iljazi shpenzuat 360 mijë euro, klubi ra nga Superliga – duam hetime për keqpërdorimet

Reagon ish-menaxhmenti i Lirisë: Iljaz Iljazi shpenzuat 360 mijë euro, klubi ra nga Superliga – duam hetime për keqpërdorimet
Iljaz Iljazi, kryetari i Lirisë në takim me zyrtarët e komunës së Prizrenit

Liria tashmë më nuk e ka statusin e skuadrës së ekipit të Superligës së Kosovës në futboll.

Klubi prizrenas sezonin e kaluar e ka përfunduar në pozitën si është më së keqi, e cila gjë ka bërë që tanimë të bëjë gara në Ligën e Parë.


Në një konferencë për shtyp, kryetarit i ekipit, Iljaz Iljazi, ka fajësuar menaxhmentin e kaluar për gjendje të vështirë të skuadrës.

Ai ka treguar se kishte trashëguar një ekip me vetëm dy lojtarë dhe një borxh që kap shifrat e 148 mijë eurove.

Liria ka rreth 150 mijë euro borxhe
Lexo po ashtu Liria ka rreth 150 mijë euro borxhe

Por, tashmë ka reaguar edhe ish-menaxhmenti i klubit duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.

Ata kanë fajësuar udhëheqësin e sotëm për pozitën që gjendet skuadra prizrenase dhe se duhet të japin përgjegjësi e dorëheqje morale.

Kryetari i Lirisë fajëson ish-menaxhmentin e klubit: Më latë borxhe dhe me dy lojtarë në fund të sezonit
Lexo po ashtu Kryetari i Lirisë fajëson ish-menaxhmentin e klubit: Më latë borxhe dhe me dy lojtarë në fund të sezonit

Reagimi i ish-menaxhmentit të bardhezinjve:

E katandisën keq Lirinë, e larguan turpshëm nga Superliga, dhe në vend të reflektimit dhe të pranimit të fajit, largimit kokulur nga Liria dhe kërkimit të shpëtimit, mundohen të kapen për kashte që ta shpëtojnë veten duke e ngulfatur edhe më shumë krijesën që e mbytën.

Paaftësinë për menaxhim, mundohen ta mbulojnë duke u munduar ta fshehin fajin duke akuzuar e duke shpifur.

Liria nuk u largua nga Superliga për shkak të menaxhimit një vit më parë, sepse një vit para se ta merrte Lirinë kjo kryesi, skuadra prizrenase ka qenë ne pjesën e epërme të tabelës, skuadër e respektuar dhe sikur të mos ishin obstruksionet e qeverisë së re lokale mund të vazhdonte të garojë për titull.

Por t’i përmendin të gjitha hollësitë ashtu si kanë qenë e jo siç mundohen t’i paraqesin dështakët.

1. Ne jemi larguar nga Klubi, jo nga dëshira, por nga presioni i vazhdueshëm i politikës së udhëhequr nga drejtori Ehat Oreshka së bashku me Klanin e tij që sot e fundosën Lirinë.

2. Gjatë periudhës janar -maj 2018 KF “Liria ka marrë mjete 79 mijë euro nga Kuvendi Komunal i Prizrenit. Këto mjete kanë qenë borxh i KK ndaj Lirisë, të periudhës së dytë të vitit 2017

Me këto mjete janë paguar një pjesë e obligimeve të Klubit për vitin 2017 dhe me mbetjet tjera nga janari deri ne maj Liria ka zhvilluar garat me shumë suksese duke u renditur deri në pozitën e tretë .

Presion i vazhdueshëm dhe mos shpallja e tenderit te projektit POLITIKAT ZHVILLIMORE të cilat ishin të parapara për muajin mars – prill të viti 2018, ndikoi që të vështirësohen punët në aspektin financiar, kështu që pa fajin tonë i mbetem borxh dy paga lojtarëve dhe rreth 10 mijë euro borxh për kontratat.

Ne, me gjithë vështirësitë dhe pengesat ia dolëm ta përmbyllim kampionatin në vendin e pestë në tabelë, pa e rrezikuar Klubin për asnjë çast.

Presionet filluan para ndryshimeve në Klub, dhe këto presione i hetuan futbollistët, prandaj, pas përfundimit të kampionatit me ndryshimet në klub, futbollistët nga Shqipëria dhe disa vendor si Besart Islamaj ,Vigan Rexhaj etj. u larguan si pasojë e gjendjes së krijuar.

Çka ndodhi me këta që sot e shkatërruan Lirinë ndërsa shpëtim kërkojnë në shpifje e trillime. Në fillim bashkë me borxhet na kritikuan se morëm futbollistë nga Shqipëria e çka bënë këta. Shkuan në Itali e deri në Venezuelë, jo për trajnerë e futbollistë po për këngëtarë e matrapazë.

Është për habi, si mundën këta që sot paraqiten si të mjerë e me borxhe, të angazhojnë trajnerë që nuk ishin fare trajnerë nga Italia, si mundën të angazhojnë futbollistë deri edhe nga Venezuela që nuk ishin fare futbollistë.

Nga tetori 2018 deri në prill të vitit 2019 këta që vajtojnë për borxhet e kryesisë së kaluar harxhuan para në shumën 359 mijë euro prej tyre rreth 250 mijë euro para të Komunës pjesa tjetër nga donatorët .dhe nga kjo shume po thuhet qe kanë paguar, gjë që, nuk është e vërtetë sepse ka fryrje dhe mashtrime, dhe si te tilla shumë shpejt edhe auditori i brendshëm por edhe organet tjera do ta thonë në fjalën e vet.

E shkatërruan Lirinë dhe paturpësisht në vend se ta pranojnë fajin, merren me kryesinë e kaluar.

Ankohen për mjete këta, që patën mjete të ua paguajnë pa qenë fare në Prizren këngëtarëve valltarëve e palaçove që i larguan në dhjetor e ua paguan pagat deri në maj.

Keqmenaxhimi nuk fshihet parapa kukatjes dhe vajit. Keqmenaxhimi e ka emrin keqmenaxhim dhe duhet të jepet përgjegjësi.

Vajtimi i të paturpëve si kukuvajkat, dhe as shpifjet e trillimet nuk i shpëtojnë keqpërdoruesit.

Neve na dhimset Liria, sepse ju përgjigjen do ta merrni shumë shpejt.

Sipas burimeve të sigurta brenda klubit, ky zotëria, Iljaz iljazi, i cili i harxhoj 359 mijë euro, i cili e largoi Lirinë nga Superliga, iu ka mbetur borxh futbollistëve dy paga, rreth 40 mijë euro borxh dhe mbi 15 mijë euro borxh ATK-së dhe shumë borxhe tjera.

Borxhet megjithatë trashëgohen. Keqpërdorimet jo. Ne mund të ju kemi lënë borxh, por në asnjë mënyrë keqpërdorime.

Krimi nuk mbulohet duke vajtuar dhe as duke u ankuar por duke dhënë përgjegjësi.

Sipas informacioneve të sigurta gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal që do të mbahet të martën anëtarët e Kuvendit me fakte do t’i argumentojnë keqpërdorimet e Iljaz Iljaz dhe me siguri do të kërkohen hetime nga organet kompetente. Ish menaxhmenti i KF “Liria”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori