Dukagjini ka bërë të ditur të dielën për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Arsim Thaqi.

Nën drejtimin e Thaqit si trajner, Dukagjini fitoi Kupën e Kosovës, ku në finale mposhti Ferizajn.


Falë triumfit në Kupë, Dukagjini u paraqit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por ekipi nga Klina nuk pati fat në short. U eliminua nga Lugano e Zvicrës.

“KF Dukagjini njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Arsim Thaçi, si dhe me ndihmëstrajnerët Valmir Bytyqi, Ahmet Haliti dhe Lekë Termkolli. Klubi shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit".

"Me profesionalizmin dhe angazhimin e tyre, ata kanë qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të KF Dukagjinit. Në emër të klubit, drejtuesve, futbollistëve dhe tifozëve, i falënderojmë për çdo moment të kaluar së bashku dhe për gjithçka që kanë dhënë për ngjyrat e Dukagjinit".


"Ju urojmë trajnerit Arsim Thaçi dhe ndihmëstrajnerëve Valmir Bytyqi, Ahmet Haliti dhe Lekë Termkolli shumë suksese në vazhdim të karrierës dhe në sfidat e ardhshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal”, shkruan një njoftimin e Dukagjinit.

Pozitën e Thaqit pritet ta zë Armend Dallku. Ai ishte edhe më herë trajner te Dukagjini. /Telegrafi/

telegrafi sport app