Frutex shënon rekord në eksport – 24 dërgesa brenda një dite drejt tregjeve ndërkombëtare

Kompania vendore Frutex ka arritur një rezultat të ri në aktivitetin e saj ndërkombëtar, duke realizuar 24 dërgesa eksporti brenda një dite. Ky zhvillim reflekton rritjen e qëndrueshme të kompanisë dhe forcimin e pranisë së saj në tregjet globale.
Vetëm gjatë ditës së sotme”, produktet e Frutex janë shpërndarë drejt disa prej tregjeve kryesore ndërkombëtare, përfshirë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Gjermania, Suedia, Bullgaria dhe Sllovakia. Shtrirja e gjerë gjeografike konsiderohet një tregues i kërkesës në rritje për produktet e saj në tregje të ndryshme.
Në këto dërgesa përfshihen edhe brendet kryesore të kompanisë, si Golden Eagle, Natural 100%, Relax dhe Zeros, të cilat tashmë janë të konsoliduara në një sërë tregjesh ndërkombëtare.
Aktualisht, Frutex eksporton në mbi 40 shtete, duke u renditur ndër kompanitë më të suksesshme vendore në industrinë e prodhimit dhe eksportit.
Ky rezultat i fundit shihet si një tjetër dëshmi e rritjes së pranisë së produkteve “Made in Kosova” në tregjet ndërkombëtare dhe e potencialit konkurrues të bizneseve vendore.
Zgjerimi i vazhdueshëm i eksporteve dhe hyrja në tregje të reja mbeten ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të kompanisë, duke e pozicionuar Frutex si një nga historitë më të spikatura të prodhimit në Kosovë.




















































