LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Po punojmë me VV dhe PSD, e deputetët tjerë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj (Video)

Hoti: Po punojmë me VV dhe PSD, e deputetët tjerë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se e kanë harmonizuar dhe finalizuar tekstin e mocionit me Lëvizjen Vetëvendosje për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Hoti, në emisionin ”Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka thënë se në ditët në vazhdim LDK do të takohet me PSD-në dhe me dy deputetët e Alternativës Mimoza Kusari-Lila dhe me deputetin Ilir Deda, për të harmonizuar tekstin edhe më ta.


“Janë 58 nënshkrime për të quar përpara mocionin. Duhet edhe tri nënshkrime. Ne nuk do të shkojmë në Kuvend vetëm sa për të provuar, por do të shkojmë për të rrëzuar këtë qeveri dhe për t’i dhënë vend një qeverie demokratike” ka thënë Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com/ Foto: Ridvan Slivova

Ai iu ka bërë ftesë të gjithë deputetëve edhe nga partitë në pushtet dhe deputetëve nga pakicat në Kosovë që të mbështesin këtë mocion.

“Unë iu kam bërë ftesë të gjithë deputetëve, pra 120 deputetëve që janë të gatshëm të mbështesin këtë mocion le të sjellin nënshkrimet ta qojmë përpara. Qeverisja nuk po funksionon, Qeveria po qëndron në këmbë, po e mbanë pushtetin në mënyrë jo legjitime. Për aq kohë sa nuk funksionon Kuvendi i Kosovës nuk mund të funksionoj asnjë agjencion. Sot ke plotë agjenci me borde të paralizuar ngase Kuvendi nuk funksion që t’i zgjedh anëtarët. 70 deri në 80 ligje sillen në Kuvend tash e një vit. Pra, është shfrytëzim i një situatë për të qëndruar në pushtet dhe për të përfituar politikisht” ka deklaruar Hoti në intervistën dhënë Telegrafit.

Sipas Hotit qeveria aktuale ka ndërmarrë vendime jo kushtetuese dhe jo të ligjshme gjatë kësaj periudhe.

“Tani e kemi një Qeveri që i ka 3-4 kryeministra. Krejt partnerët e koalicionit e kanë shefin e vet. Nuk ka llogaridhënie brenda Qeverisë, ka nganjëherë dakordime për interesa të veta. Kanë marrë vendime jo kushtetuese, jo ligjore, tregojnë vetëm ambicie të tyre. Qeveria megalonae me disa ministra e zv.ministra po abuzojnë me paranë publike” ka shtuar Hoti./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori