Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku është debatuar për raportin tremujor të shefit të UNMIK-ut, ka pasur polemika të ashpra në mes ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku dhe shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Ndërsa, ky i fundit, duke parë se gënjeshtrat e tij nuk po shiten më, ka sulmuar verbalisht dhe ka fyer ambasadoren Çitaku pas përfundimit të mbledhjes.
Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, e ka shfrytëzuar edhe këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit për të bërë akuza e shpifje në drejtim të Kosovës, veçmas lidhur me aksionin policor në veri të Kosovës kundër zyrtarëve policorë të dyshuar për kontrabandë dhe krim të organizuar.
Akuzave të Daçiqit i është përgjigjur në mënyrë të argumentuar ambasadorja Çitaku, e cila ka kërkuar edhe largimin e misionit të OKB në Kosovë, duke thënë se ai e ka humbur kuptimin.
Mbase i nervozuar që shpifjet dhe akuzat e tij në KS të OKB nuk janë përfillur pothuaj nga askush, shefi i diplomacisë serbe, pas përfundimit të mbledhjes ka sulmuar verbalisht ambasadoren Çitaku.
Teuta Sahatqija, konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e KS të OKB, ka sqaruar për Telegrafin gjithë ngjarjen.
Ajo tregoi se gjatë fjalimit të saj, ambasadorja Çitaku tha se “Kosova nuk është produkt i secesionit prej Serbisë por produkt i dekolonizimit prej saj”.
“Daçiqi nisi menjëherë me fyerje e fjalë të rënda, duke thënë se ajo [Çitaku] po gënjen dhe se nuk është e vërtetë”, tha Sahatqija, për Telegrafin.
“Kur u krye seanca ne u afruam te misionet e SHBA dhe Britanisë së Madhe për të protestuar për deklarimin e Nënsekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Ligjore, Joao Miguel Ferreira, i cili në kërkesën tonë për ta takuar dhe diskutuar rreth Rregullores së UNMIK-ut 2000/49, ai na refuzoi dhe tha se nuk na takon sepse Kosova nuk është shtet. Në atë moment na u afrua Ivica Daçiq dhe nisi të fyente me fjalë banale”, tha Sahatqija.
“Ai nisi të thotë se është gënjeshtër teza e dekolonizimit dhe nisi të përdorë fjalë fyese, të rrugës”, tha Sahatqija.
Ndryshe, sot në Këshillin e Sigurimit, Daçiq akuzoi Kosovën se kanë sulmuar zyrtarin rus të UNMIK-ut në veri.
Çitaku nga ana tjetër tregoi se ai zyrtar rus e ka penguar policinë e Kosovës derisa po kryente një aksion kundër krimit të organizuar në disa komuna, përfshirë këtu edhe ato veriore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali
Dreshaj: Qeveria aktuale mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë
Arrestohet punëtori i aeroportit të Rinasit, i vodhi pasagjerit orën në vlerë 20 mijë euro
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës
Goditi me çekan një të mitur, policia arreston të dyshuarin në Podujevë
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi