LAJMI I FUNDIT:

Konferenca për shtyp e Challandes para ndeshjes ndaj Malit të Zi – trajneri flet për prurjet e reja, kapitenin, Hadergjonajn, Zhegrovën e Muriqin

Konferenca për shtyp e Challandes para ndeshjes ndaj Malit të Zi – trajneri flet për prurjet e reja, kapitenin, Hadergjonajn, Zhegrovën e Muriqin

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur para ndeshjes me Malin e Zi, ku i është përgjigjur çdo pyetjeje.

Fillimisht zvicerani foli për mungesat e mëdha që i ka Kosova, duke thënë se do t’u besojmë atyre që janë të pranishëm.


Tutje ai shtoi se Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dreshevic nuk do të luajnë, pasi dokumentacioni i tyre nuk është kompletuar.

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Ai foli edhe për portierin Arijanet Muriqi, i cili e ka ruajtur portën e Malit të Zi për të rinj.

Challandes është përgjigjur edhe për Florent Hadergjonajn, Edon Zhegrovën, Amir Rrahmanin dhe situatën e kapitenit.


Mungesat dhe formacioni – “Ne kemi mungesa të theksuar në mesfushë si Shala, Berisha dhe Kryeziu, është e vështirë te luash pa ta – por si trajner që jam ne duhet të flasim për futbollistët që janë në formacion pasi kemi zgjedhur më të mirët”.

Hadergjonaj, Dresheviq dhe Ibrahimaj – “Nuk do të paraqiten pasi që ende nuk është kompletuar dokumentacioni i FIFA-s. Sa i përket Hadergjonajt, ai do të jetë i gatshëm që të paraqitet për Kosove ne takimin e nesërm kundër Malit te zi – është në formë të mirë”.

Kapiteni i Kosovës- “Ne kemi humbur katër kapitenë, por kapiteni nuk është problemi kryesor. Do të pres stërvitjet këtë mbrëmje që të vendosi për kapitenin nesër”.

Ndeshja për Aro Muriq – “Është speciale por jo edhe aq. Kemi disa lojtarë që kanë luajtur edhe për Shqipërinë mandej për Kosovën dhe anasjelltas. Ka edhe shumë lojtarë kosovarë që kanë lindur në Kosovë, por luajnë për Shqipërinë, pra nuk është edhe aq speciale.

Edon Zhegrova – “Me Edonin gjithçka po shkon mirë, do të flas me të për çdo gjë pasi ai është një djalë i ri dhe mjaft i guximshëm. Ka një te ardhme të ndritur, nuk ka asgjë për tu shqetësuar është i ri”.

Lëndimi i Rrahmanit – “Rrahmani do të ketë stërvitje normale sonte me djelmoshat e skuadrës dhe pas këtyre stërvitjeve ne do të flasim me të dhe ta shohim nëse ai do të jetë i gatshëm 100 për qind për takimin e nesërm”.


Ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovë zhvillohet të premten nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori