LAJMI I FUNDIT:

Strategjia sekrete e opozitës për rrëzimin e Qeverisë

Strategjia sekrete e opozitës për rrëzimin e Qeverisë

Drejtuesit e dy partive më të mëdha opozitare kanë filluar t’i koordinojnë veprimet për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, mirëpo nuk po e zbulojnë strategjinë se si do t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme në Kuvend.

Krerët e dy partive më të mëdha opozitare, kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe i pari i LVV-së Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së djeshme, me qëllim të koordinimit të veprimeve për rrëzimin e qeverisë aktuale. Pas këtij takimi ata kanë bërë të ditur se kanë diskutuar për organizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.


Megjithëkëtë, asnjëri nga ta nuk ka treguar se cila do të jetë strategjia e cila do të përdoret për të ardhur deri te sigurimi i votave, pasi opozita aktualisht nuk i ka numrat e nevojshëm për t’i dhënë fund Qeverisë dhe për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Lideri i LDK-së, Isa Musatafa, ka njoftuar tashmë se shumë shpejt do të takohet edhe me kryetarin e PSD-së Shpend Ahmetin. Por zyrtarë të LDK-së kanë pohuar për gazetën “Zëri” se ky subjekt nuk ka vendosur ende ndonjë agjendë se si do të veprojë tutje, përpos që të fillojë me këto takime.

Përkundrazi, sipas tyre tek pas takimeve në fjalë do të analizohen veprimet dhe hapat e mëtutjeshëm. Ndonëse LDK-ja po e cilëson si një iniciativë tejet serioze për ta larguar qeverinë e tanishme, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës këtë nismë po e konsiderojnë si aspak të tillë. Së këndejmi, ata shprehen të bindur se gjatë 2019-s nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori