Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut, në të cilin, ndër të tjera, si problem ishte theksuar “korrupsioni serioz në Qeverinë Kurti”.
Në raportin e fundit të DASH-it për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2023, që u publikua javën e kaluar, thuhet se në Kosovë ka pasur “disa raportime për korrupsion në Qeveri” dhe se “zyrtarët, nganjëherë, përfshihen në praktika korruptive pa u ndëshkuar”.
Analisti politik, Visar Ymeri, në RTV Dukagjini e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun.
Ai në “Debat Plus” tha se gjithmonë në skenën politike të Kosovës janë ndëshkuar partitë për të cilat ka pasur perceptim se janë të korruptuara.
“LVV-ja dhe deputetët e tyre duhet të jenë të vetëdijshëm që nuk mundesh me mbulu korrupsionin, hajninë me veriun e as duke thënë ata kanë qenë më të këqij se ne. Në Kosovë ka pasur përmbysje për këto arsye, për shkak që ka pasur një bindje që janë të korruptuar e pastaj është votu dikush tjetër. VV po synon ta ndërtojë një fushatë, që me i mbulu këto gjëra, duke thënë se i kemi disa suksese. Ky mundet me qenë mashtrimi i radhës, [Serbia po do me na sulmu], por mos e përdor këtë kartë me mbulu hajninë, është e pandershme”, tha ai.
Analisti tjetër Dibran Hoxha thotë se nëse qeveritë e kaluara janë gjykuar me raportet e Departamentit të Shtetit, s’mund të veprohet ndryshe as me Qeverinë Kurti.
“Nuk e kuptoj Kurtin. Nëse vartësit apo ministrat tu janë të pafajshëm pse duhet të shqetësohesh. A po ndodh shqetësimi se gjyqësori po ja shteron burimet njerëzore? Edhe kjo nuk ndodh se ka njerëz. Nëse lajmet për korrupsion ta ndikojnë rezultatin zgjedhor të shqetëson, edhe kjo nuk po ndodh se sondazhet mirë po të qesin. Pra nëse zyrtarët e LVV dalin të fajshëm me prova, narrativa kundërshtuese e Kurtit kundër gjyqësorit që është ndërtuar për të diskredituar vendimet që do të merren [kundër LVV-së]. Ndryshe se kuptoj pse Kurti është kaq kundër gjyqësorit”.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se Qeveria Kurti me disa veprime nuk po tregon gatishmëri për të luftuar korrupsionin.
“Ministri Murati tha sot se në vitin 2019 fjala korrupsion në raportin e Departamentin e Shtetin është përmendur 24 herë derisa në vitin 2023 fjala e tillë është përmendur 12 herë. Pra me kësi argumente merret Murati… Nëse qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me atë premtimin e luftimin e korrupsionit, po i lufton njerëzit që po e luftojnë korrupsionin”.
Analisti politik, Dardan Gashi, e ka publikuar një grafikë, ku, sipas tij, tregon se prej viteve 2021-2023, Qeveria aktuale e Kosovës ka shpenzuar rreth 88 milionë euro për mallra dhe shërbime.
Gashi tha se kjo nuk ka të bëjë me korrupsion, por sipas tij Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke i kritikuar qeveritë e kaluara për shpenzime të panevojshme.
Kritika për diskursin e Qeverisë Kurti ka edhe Ylli Hoxha për raportin e Departamentit të Shtetit.
“Nuk mundet që pas secilës akuzë për korrupsion që i bëhet ndonjë ministri Qeveria Kurti t’u përgjigjet me shprehjen “çfarë keni bërë ju”. Konsideroj se Qeveria Kurti duhet të jetë 10-fish më e përgjegjshme për shkak të diskursit që kanë përdoruar derisa kanë ardhur në pushtet. Rasti i Martin Berishajt, KEK-ut apo Rezervave Shtetërore ka marrë mbrojtjen politik të LVV-së, pasi që këta të fundit kanë bojkotuar punën e komisioneve parlamentare ku është kërkuar hetim”, ka deklaruar Hoxha.
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2023 ka konstatuar poashtu se Kosova vazhdon të përballet me probleme serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve, dhe me problemin e dhunës me bazë gjinore.
Në raportin e DASH-it u përmend se më 2023 nuk ishte raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Privohet nga liria banori nga Resnja, drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer

Meta lajmrohet nga qelia pas rezultatit të zgjedhjeve: Nuk pranoj asnjë marifet

Mbi 33 mijë familje në Maqedoninë e Veriut, jetojnë me ndihma sociale

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi - diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Rama e cilëson motër Melonin: Në Tiranë solli dokumentin përfundimtar të Marrëveshjes së pensioneve me Italinë

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përleshen me personat e sigurimit të kryeministrit serb Macut

Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë - shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Ylli i Barcelonës bie nga autobusi gjatë festimeve në rrugët e qytetit

Protestuesit në Bazel djegin flamuj izraelitë dhe amerikanë gjatë demonstratës së paligjshme kundër Eurovisionit

Pesë numra fanellash që Dean Huijsen mund t’i marrë në konsideratë te Real Madridi