Pas pesë vitesh si trajner i Juventusit, Massimiliano Allegri po largohet me pesë tituj të Serie A. Biacconerët të zhgënjyer me trajnerin, pasi nuk arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve edhe pse dy herë ishin në finale.
Trajneri 51-vjeçar ka fituar poashtu edhe katër Kupa të Italisë, por Zonja e Vjetër është duke e kërkuar me ngulm triumfin në garën më të madhe në Evropë për klube.
Ai kishte edhe njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, Cristiano Ronaldon, në sezonin që lamë pas, mirëpo nuk arritën që të shkonin më larg se çerekfinalja.
Mediat në Itali raportojnë se gjashtë kandidatë janë në listë për të zëvendësuar Allegrin te Juventusi:
Antonio Conte
Trajneri italian është aktualisht i papunë, që nga largimi në verën e kaluar nga Chelsea. Conte arriti ta fitonte Ligën Premier dhe FA Cup-në në dy sezonet e ij në Stamford Bridge.
Italiani në të kaluarën kishte drejtuar Juventusit, duke arritur t’i fitonte tre tituj radhazi të Serie A-së.
Jose Mourinho
Trajneri portugez është poashtu i papunë, pas shkarkimit nga Manchester United në fund të viti të kaluar.
Mourinho është i njoftuar me Serie A-në, pasi në të kaluarën kishte drejtuar Interin, e që kishte arritur ta fitonte tripletën, që është suksesi i tij më i madh deri më tani në karrierë.
Maurizio Sarri
‘Sarriball’ funksionon…po vetëm në Angli jo. Trajneri italian po kritikohet shumë në Angli, andaj ai mund të shkarkohet nga Chelsea me të përfunduar ky sezon.
Sarri ka arritur ta dërgojë skuadrën londineze në finale të Ligës së Evropës, duke i siguruar edhe vendin në Ligën e Kampionëve.
Mauricio Pochettino
Trajneri argjentinas ndër vite ka treguar se është njëri prej më të mirëve në pozitën menagjeriale, duke u bërë cak i disa skuadrave të mëdha evropiane.
Pochettino thuhet se e dëshiron transferimin te Juventusi, por janë këta të fundit që do të vendosin nëse do ta transferojnë apo jo.
Simone Inzaghi
Trajneri aktual i Lazios që arriti në këtë sezon ta fitonte Kupën e Italisë, është duke u lidhur me një transferim te Juventusi në afatin kalimtar të verës.
Është për t’u menduar nëse një gjë e tillë mund të ndodhë, por që Izaghi ka treguar se është një trajner me një filozofi të bukur të lojës.
Pep Guardiola
I shumëkërkuari i klubeve të mëdha evropiane është në listën e Juventusit. Zonja e vjetër është duke tentuar ta bind trajnerin spanjoll që në verë të transferohet në Torino.
Guardiola tashmë njihet për lojën e tij të bukur, andaj skuadra italiane i dëshiron shërbimet e tij në afatin e verës. Spanjolli mund të largohet nga Manchester City, vetëm nëse pranon një pagë mbi 17 milionë euro (aq sa aktualisht fiton te Citizens).
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?