LAJMI I FUNDIT:

Si u zgjodhën presidentët e Maqedonisë në të kaluarën?

Si u zgjodhën presidentët e Maqedonisë në të kaluarën?

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Maqedonia nga sistemi politik pluralist ka pasur katër presidentë, Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski, Gjorge Ivanov, njofton Telegrafi Maqedoni.


1991-1999 – Kiro Gligorov


Kiro Gligorov u zgjodh president si kandidat i pavarur me 715.087 vota, apo 52.55% të votave ndaj Lubisha Georgievski i cili mori 197.109 vota, apo 14.49% të votave. Në zgjedhje votuan gjithsej 1.053.761 zgjedhës ose 77,44% e zgjedhësve të regjistruar në Listën e Zgjedhësve.

Këto ishin zgjedhjet e para ku votoi populli ndërsa herën e parë Gligorov u votua si President në Kuvend.

Në zgjedhje votuan gjithsej 1.053.761 zgjedhës ose 77,44% e zgjedhësve të regjistruar në Listën e Zgjedhësve.

1999-2004 – Boris Trajkovski

Boris Trajkovski nga OBRM-PDUKM fitoi zgjedhjet e dyta presidenciale në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në rrethin e dytë, Boris Trajkovski fitoi 52,4% të votave (582.808 vota), ndërsa Tito Petkovski 46,18% (513.614 vota).

Gjithsej 16.821 fletëvotime u shpallën si të pavlefshme (1,01%). Në rrethit e dytë, në votim dolën gjithsej 1.096 422 zgjedhës ose 68,08% nga votuesit e regjistruar, thuhet në historikun e zgjedhjeve presidenciale nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Në këtë garë, në rrethin e parë garoi edhe shqiptari nga Manastiri, Muarem Nexhipi nga PDSH.

2004-2009 – Branko Crvenkovski

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 ishin zgjedhjet e treta me radhë presidenciale pas pavarësimit të Republikës së Maqedonisë. Kryetar atëher është zgjedhur Branko Crvenkovski nga LSDM. Në rrethin e dytë zgjedhor, të mbajtur më 28 prill të vitit 2004, shumicën e votave i fitoi Branko Cërvenkovski. Ai e fitoi besimin e 550.317 votuesve, përkatësisht 60,5% të numrit të përgjithshëm të votave, kundrejt Sashko Kedevit të cilin e mbështetën 329.179 votues, përkatësisht 36,2% nga numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme.30

Në rrethin e dytë morën pjesë 909.289 zgjedhës ose 53,6% e zgjedhësve të regjistruar në Listën e Zgjedhësve. Branko Cërvenkovski e ushtroi funksionin President i Republikës së Maqedonisë nga 12 maji 2004 deri më 12 maj të vitit 2009. Në këtë garë, në rrethin e parë garuan edhe Gëzim Ostreni nga BDI dhe Zudi Xhelili nga PDSH.

2009-2019 – Gjorge Ivanov

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 ishin zgjedhjet e katërta pas pavarësimit të Republikës së Maqedonisë. Kryetar atëher është zgjedhur Gjorge Ivanov nga OBRM-PDUKM-ja.

Rrethi i dytë zgjedhor përfundoi me fitoren e Gjorgje Ivanov, i cili morri 55,28% (respektivisht 534.910 vota) nga numri i përgjithshëm i votave, kundrejt 41,14% votave të fituara (respektivisht 389.077 vota) nga Stevo Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt bashkë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që kontriboi për dajle më të madhe në rrethin e dytë zgjedhor prej 967.676 votues, respektivisht 54,38% e votuesve në Listën e votuesve. Në këtë garë, në rrethin e parë garuan edhe Agron Buxhaku nga BDI, Imer Selmani nga DR dhe Mirushe Hoxha nga PDSH.

2019-2024
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni për presidentin e pestë do të mbahen sot ku qytetarët do të kenë mundësi të votojnë mes kandidatëve Blerim Reka (1), Gordana Siljanovska-Davkova (2) dhe Stevo Pendarovski (3).

Rrethi i dytë do të mbahet më 5 maj, 2019 ku do të garojnë vetëm dy kandidatë, dy të parët më të votuarit nga rrethi i parë. /Telegrafi/