LAJMI I FUNDIT:

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Vajza 9-vjeçare e familjes Arrazi, e cila humbi jetën, pasi u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë do të përcillet sot për në banesën fundit.

Ceremonia mortore mbahet në orën 14:30.


Ndërkohë, vazhdon edhe sot në ditën e dytë të kërkimit operacioni në lumin Buna për gjetjen e trupave të nënës 39-vjeçare Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj të mitur 3 dhe 8 vjeç që u hodhën më datë 3 maj.

Tragjedia në Shkodër, kërkohet ndërhyrja e Forcave të Armatosura për gjetjen e trupave të familjes Arrazi
Lexo po ashtu Tragjedia në Shkodër, kërkohet ndërhyrja e Forcave të Armatosura për gjetjen e trupave të familjes Arrazi

Ndërsa 9 vjeçarja është gjetur mbrëmjen e 4 majit, polumbarët e Shkodrës po hasin vështirësi në gjetjen e trupave të tjerë. Në ndihmë të tyre në këtë operacion janë angazhuar dhe banorë të zonës me varka dhe gomone. /Telegrafi/