LAJMI I FUNDIT:

Përgatitet vazhdimi i “Sex and the City”, ngjarja përcjell femrat pas të pesëdhjetave

Përgatitet vazhdimi i “Sex and the City”, ngjarja përcjell femrat pas të pesëdhjetave
Autorja e "Sex and the City", Candace Bushnell (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for Princess Grace Foundation-USA/Guliver)

Shtëpitë filmike, Paramount dhe Anonymous Content, i kanë blerë të drejtat për shfrytëzimin e romanit “Is There Still Sex in the City?”, të shkrimtares Candace Bushnell, e cila është autorja e serialit “Sex and the City”.

Deadline bën të ditur se ngjarja zhvillohet në Manhattan dhe përcjell jetën e femrave në New York, duke përfshirë miqësinë, dashurinë, martesën dhe jetën seksuale.


Candace Bushnell (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Dallimi kryesor ndërmjet projektit të ri dhe serialit bazë është se femrat paraqitet në moshë pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetëvjeçare.

Të gjitha lajmet nga Sex and the City
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sex and the City

Krahas të qenit autore, Candice Bushnell do të marrë edhe rolin e producentes ekzekutive të serialit, së bashku me Liza Chasin (3dot Productions) dhe Robyn Meisinger (Anonymous Content).

“Më herët nuk ka qenë kështu. Dikur të pesëdhjetat kanë nënkuptuar fillimin e pensionimit, zvogëlimin e punës, shpenzimin e kohës me hobi dhe me miq, të cilët po ashtu si ju kanë nisur të bëjnë jetë më të qetë”, ka thënë Bushnell duke shpjeguar se në kohët e sotme kanë ndryshuar gjërat dhe qasja ndaj jetës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Kalo në kategori