LAJMI I FUNDIT:

Kosovë-Bullgari në numra: Vlera e ekipit, mosha mesatare, renditja në FIFA dhe forma në pesë ndeshjet e fundit

Kosovë-Bullgari në numra: Vlera e ekipit, mosha mesatare, renditja në FIFA dhe forma në pesë ndeshjet e fundit

Të hënën nga ora 20:45 të gjithë sytë e shqiptarëve do të jetë të kthyer nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’, Përfaqësuesja e Kosovës do të presë atë të Bullgarisë.

Kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë pasi është e para e vlefshme për kualifikimet në Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.


Kjo është hera e parë që këto dy përfaqësuese takohen në mes veti, por forma aktuale ka bërë që ‘Dardanët’ të konsiderohen favorit për të arkëtuar pikët e plota.

Kuotat e vendosura nga Sports.bwin.com

Ekipi i Kosovës është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit, më saktë që nga nëntori i vitit 2017, kurse në shtëpi nuk kanë humbur që nga tetori i 2017.

Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë bëhet edhe më interesante kur shikon numrat dhe statistikat, të cilat Telegrafi më poshtë ua servon të detajuara:

Kosova:

Mosha mesatare e skuadrës: 23.5 vjeç

Se sukseset shijojnë më shumë në atdheun tënd

Vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve: 44.45 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë: Valon Berisha, 7.5 milionë euro

Berisha iu bashkua Lazios nga Red Bull Salzburgu për 7.5 milionë euro në verën e 2018

Pas yllit të Lazios, i dyti cilësohet Milot Rashica (shtatë milionë euro), pastaj Arbër Zeneli (gjashtë milionë euro), Bersant Celina (3.5 milionë euro), ndërsa top pesëshja mbyllet nga Benjamin Kololli me 2.75 milionë euro. Vlerat e lojtarëve janë të marra nga Transfermarkt, ueb faqe e specializuar për vlerësimin e vlerës së lojtarit.

Renditja në ranglistën e FIFA-s: Vendi i 131-të

Bullgaria:

Mosha mesatare e skuadrës: 28.1 vjeç

Vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve: 31.02 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë: Kiril Despodov, 3 milionë euro

Kiril Despodov është pjesë e skuadrës së Cagliarit në Serie A (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Renditja në ranglistën e FIFA-s: Vendi i 46-të

Trajneri i Bullgarisë, Hubchev: Na pret lojë e mundimshme dhe e vështirë, mosstërvitja në 'Fadil Vokrri' nuk është diçka e pazakontë
Lexo po ashtu Trajneri i Bullgarisë, Hubchev: Na pret lojë e mundimshme dhe e vështirë, mosstërvitja në 'Fadil Vokrri' nuk është diçka e pazakontë

Vlen të theksohet se të dy lojtarët e lartpërmendur të të dy skuadrave nuk luajnë në ndeshjen e së hënës për shkak të lëndimeve.

Forma në pesë ndeshjet e fundit:

Kosova: Tri fitore (Dy herë ndaj Maltës, një herë kundër Azerbajxhanit), dy barazime (Danimarkë, Ishujt Faroe).

Bullgaria: Tri barazime (Mal i Zi, Slloveni, Qipro), një fitore (Bullgari) dhe një humbje (Norvegji).

Gola të shënuar dhe pranuar në pesë ndeshjet e fundit: 

Kosova: 15 gola të shënuar/katër të pranuar, ndërsa Bullgaria: Pesë gola të shënuar/pesë gola të pranuar.

Kapaciteti i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ është 13,500 dhe biletat për këtë ndeshje janë shitur në mënyrë online dhe të gjitha kanë përfunduar brenda dy ore.

Foto nga dorni (Arton Krasniqi)

Situata në grupin e Kosovës para ndeshjes:

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Murici; Kololli (Paqarada), Aliti, Rrahmani, Vojvoda; Kryeziu, Shala, Celina; Zeneli, Rashica, Muriqi.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori