LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Bullgarisë, Hubchev: Na pret lojë e mundimshme dhe e vështirë, mosstërvitja në ‘Fadil Vokrri’ nuk është diçka e pazakontë

Trajneri i Bullgarisë, Hubchev: Na pret lojë e mundimshme dhe e vështirë, mosstërvitja në ‘Fadil Vokrri’ nuk është diçka e pazakontë
Trajneri i Bullgarisë Petar Hubchev dhe portieri Nikolay Mihaylov (Foto: Ridvan Silvova/Telegrafi)

Trajneri i përfaqësueses së Bullgarisë, Petar Hubchev, ka folur për media para ndeshjes me Përfaqësuesen e Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e ‘Euro 2020’.

55-vjeçari ka folur edhe për mungesën e lojtarit kryesor Kiril Despodov, ndërsa përkundër kësaj ai beson te fitorja pasi niveli i skuadrave është i njëjtë dhe vetëm Përfaqësuesja e Anglisë është mbi të gjitha.


“Ndjej shumë keqardhje për lëndimin e lojtarit, i gjithë ekipi i ka dal në përkrahje. Ai ka ardhur nga një lëndim shtatë mujor dhe është lënduar prapë”.

Trajneri Petar Hubchev (Foto: Ridvan Silvova/Telegrafi)

“Na pret një lojë e mundimshme, e vështirë , do të japim më të mirën për t’u kualifikuar në Evropian”.

“Presim një kundërshtarë të motivuar, kanë lojtarë të mirë dhe me eksperiencë ndërkombëtare. Kosova luan shumë mirë si ekip, kanë cilësi, luajnë lojë tipike që i takon këtij regjioni. Në ndeshjet e Ligën e Kombeve kemi vërejtur se disa lojtarë lodheshin”.

Përfaqësuesja e Kosovës mbajti stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë
Lexo po ashtu Përfaqësuesja e Kosovës mbajti stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë

“Mosstërvitja në Fadil Vokrri? Kjo nuk është diçka e pazakontë dhe e kemi bërë shumë shpesh, arsyeja është se fluturimi është shumë i shkurtë, kemi qendrën tone stërvitore shumë të mirë dhe jemi munduar ta shfrytëzojmë në maksimum”.

“Ne mendojmë se favoriti kryesor i grupit është Anglia, ndërsa skuadrat tjera kanë një nivel”, ka thënë Hubchev.

Portieri Nikolay Mihaylov (Foto: Ridvan Silvova/Telegrafi)

I pranishëm në konferencë ishte edhe portieri Nikolay Mihaylov, i cili tregoi se kanë studiuar lojtarët e Kosovës dhe do tentojnë fitore: “Natyrisht e dimë se çfarë mund të presim nga lojtarët e Kosovës, ne do të japim maksimumin nga vetja për të nxjerrë më të mirën nga kjo ndeshje”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori