LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e para të autopsisë, Keith Flint kreu vetëvrasje duke u varë

Rezultatet e para të autopsisë, Keith Flint kreu vetëvrasje duke u varë
Keith Flint (Foto by Jo Hale/Getty Images/Guliver)

Autopsia tregoi se Keith Flint, i cili u gjet i vdekur më 4 mars në shtëpinë e tij në North End, Essex, ka kryer vetëvrasje duke u varur.

Siç po raporton CNN, shkaktari i përkohshëm i vdekjes së këngëtarit 49-vjeçar është vetëvarja ndërsa rezultatet toksikologjike do të publikohen deri më 23 korrik.


Se frontmeni i grupit “The Prodigy” bëri vetëvrasje u konfirmua edhe nga kolegu Liam Howlett.

Keith Flint (Foto by Jo Hale/Getty Images/Guliver)

“Lajmi është i vërtetë. Unë nuk mund të besoj se jam duke e thënë këtë, por vëllai ynë Keith ia mori jetën vetes gjatë fundjavës. Jam i tronditur, i zemëruar dhe i hutuar. Pusho në paqe, Keith”, kishte shkruar Howlett në rrjetet sociale.

Flint fitoi popullaritetin në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, në saje të paraqitjeve energjike dhe pamjes së çuditshme.

Keith Flint para katër vjetëve kishte paralajmëruar vetëvrasjen
Lexo po ashtu Keith Flint para katër vjetëve kishte paralajmëruar vetëvrasjen

Grupi është i njohur edhe për këngët që u shndërruar në hite, duke përfshirë “Firestarter”, “Breathe” dhe “Smack My Bitch Up”.

Bendi që është dashur të shkojë në një turne në SHBA, ka publikuar albumin më të ri në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe kohët e fundit ka pasur një turne në Australi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovizionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovizionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Zvicra fiton

Zvicra fiton "Eurovision 2024"

Magazina
Erjola Doçi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Erjola Doçi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Kalo në kategori