LAJMI I FUNDIT:

Pas tragjedisë në Gjilan, rrugët hapen për qarkullim të automjeteve

Pas tragjedisë në Gjilan, rrugët hapen për qarkullim të automjeteve

Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Gjilan me ç’rast rrugët brenda qytetit kanë qenë të bllokuara, tashmë janë të hapura për qarkullim të automjeteve.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, kryetari Lutfi Haziri ka mbledhur mekanizmat emergjentë dhe në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë punuar intensivisht në normalizimin dhe menaxhimin e situatës.


Dyshohet se për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin ndaj kamionit
Lexo po ashtu Dyshohet se për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin ndaj kamionit

Haziri  e ka cilësuar si një pasdite horrori tragjedinë e sotme që ndodhi në qendër të qytetit, ku një person humbi jetën dhe 23 të tjerë u lënduan, si pasojë e një aksidenti në komunikacion kur një kamionit i humbën frenat.

Ndryshe, sonte në ora 20:00, me iniciativë të rinisë gjilanase, do të ndizen qirinj te furra “Qerimi”, pronë e të ndjerit Qerim Çoçaj, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij.