LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin ndaj kamionit

Dyshohet se për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin ndaj kamionit

Sot në Gjilan ka ndodhur një aksidentet komunikacioni, ku si pasojë e plagëve të marruara, një person ka humbur jetën, ndërsa 23 persona tjerë kanë marrë lëndime, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Aksidenti ka ndodhur, kur një kamion ka goditur disa këmbësorë dhe 10 vetura.


Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një prononcim për media, tha së në aksident jetën ka humbur qytetari Qerim Qoqaj, ndërsa dy persona tjerë janë në gjendje të rëndë.

Arrestohen dy persona për aksidentin në Gjilan
Lexo po ashtu Arrestohen dy persona për aksidentin në Gjilan

“Si pasojë e një aksidenti me vetura, që ka shkaktuar veç humbjes së jetës së një qytetari, ndërmarrësi, kryefamiljari, qytetar i ndershëm, Qerim Qoqaj, i cili tash më është i ndjerë. Dy qytetarë janë në gjendje emergjente në QKUK në Prishtinë dhe 12 të tjerë po trajtohen nga spitali Regjional i Gjilanit. Lutemi që ta përballojmë sa më lehtë këtë gjendje. Pasojat dhe situata e tillë çfarë ka qenë pasdite, është shqetësim jashtëzakonisht i madh i qytetarëve të Gjilanit dhe po mundohemi ta përballojmë me masat emergjente. Falënderoj reagimin e Policisë së shtetit, Prokurorisë Themelore, solidaritetit të qytetarëve, të cilët në ato momente, kanë qenë në një gjendje pak a shumë paniku, por kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë në shpëtimin e jetës së njerëzve, që kanë qenë të ngujuar në automjetet e tyre dhe për pasojë ka mundur të kemi pasoja edhe më tragjike”, tha Haziri.

Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)

Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit,  tha se Policia është lajmëruar se diku pas orës 14:00 ka ndodhur një aksident i rëndë.

“Menjëherë kemi filluar hetimet rreth rastit. Nga hetimet e parë, në vendin e ngjarjes, dyshohet se një kamion transportues, të gjitha hetimet po tregojnë se për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, të cilin e ka drejtuar, një kamion transportues dhe është futur në drejtim të qendrës së qytetit të Gjilanit, ku në mënyrë zinxhirore i ka godit, fillimisht dy këmbësorë, pastaj 10 vetura dhe një traktor. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, pro më e keqja është se një person, edhe për kundër ndihmës dhe për kundër përpjekjeve që kanë bë mjekët e Gjilanit, ai ka humbur jetën”, tha Hashani.

Ai tregoi e Prokuroria e Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës, i ka ndal dy persona, njëri është vozitësi i automjetit dhe tjetri ishte bashkudhëtari i tij. Ai po ashtu tha se policia është duke marrë informata nga ta, për të mësuar të vërtetën e aksidentit, raporton KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori