LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)

Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)

E plotësuar: Tre të lënduarit nga aksidenti në Gjilan që janë duke u trajtuar në QKUK janë në gjendje stabile.

Kështu ka thënë doktor Naser Syla shef i ndërrimit në Qendrën Emergjente.


Mësohet se nga aksidenti në qendër të Gjilanit një person ka vdekur kurse 23 janë të lënduar.

***

Një i vdekur dhe disa të lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Gjilanit.

Këtë e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga aksidenti i rëndë në Gjilan, një person ka ndërruar jetë.

Sipas tij, gjithashtu dhjetëra të tjerë kanë marr lëndime të rënda dhe të lehta trupore.

Siç ka bërë të ditur Maloku, të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

Hashani po ashtu tregoi se shkak i këtij aksidenti supozohet të jetë prishja teknike e një kamioni i cili shkaktoi këtë aksident zinxhiror në mes të disa automjeteve.

“Jemi në vend të ngjarjes. E konfirmojmë që ka qenë një aksident me pasoja fatale ku për fat të keq një person ka humbur jetën. Ka me dhjetëra e dhjetëra të lënduar, janë në spital të Gjilanit për momentin. Për momentin janë trajtim dhe spitali është mobilizuar dhe gjendja është e jashtëzakonshme. Aksidenti ka ndodhur për shkak të një automjeti transportues. Dyshohet se ka dështuar diçka teknikisht dhe ka humbur drejtimin mbi 300-400 metra duke u përplasur me automjete të ndryshme. Drejtuesi i kamionit nuk ka pësuar lëndime dhe për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor”, ka thënë Maloku.

(Video e publikuar në Facebook nga Ilir Selmani)

Ndërsa Begush Canaj nga Emergjenca ka thënë për rajonipress se në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në qendër të Gjilanit një person ka ardhur pa shenja jete dhe janë duke u trajtuar dhjetëra të lënduar.

Begush Canaj tha se i tërë stafi mjekësor, me motra e mjek jemi në shërbim të të lënduarve.

“Deri tani dihet se një person ka ardhur pa shenja jete në Emergjencë ndërkohë jemi duke trajtuar dhjetarë të lënduar nga aksidenti i tmerrshëm”, ka thënë Canaj.

Pas aksidentit të rëndë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë, duke përfshirë të gjithë drejtorët e drejtorive dhe në bashkëpunim me policinë, prokurorinë dhe organet tjera, po e menaxhon këtë situatë të rëndë.

Sipas njoftimit për media, kryetari Haziri ka konfirmuar se ka anuluar çdo lloj aktiviteti sa i përket shënimit të 7 Marsit në shenjë solidariteti.

Gjithashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Gjilan.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se ndihet i tronditur nga kjo tragjedi ku humbi jetën një person dhe 20 të tjerë u lënduan.

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia e sotme në qendër të Gjilanit, ku humbi jetën një person dhe 20 të tjerë u lënduan. Familjes së personit që ka humbur jetën i shprehim ngushëllimet më të sinqerta derisa të lënduarve shërim sa më të shpejtë. Nga informatat që kemi marrë, kuptuam se aksidenti ndodhi pasi një kamion për shkak të problemeve teknike, ka aksidentuar 8 vetura dhe kalimtarë të rastit”, ka shkruar ai.

Haradinaj u ka bërë thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet për ta hetuar rastin.

“U bëjë thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta hetuar rastin dhe për të parandaluar që rastet e tilla të ndodhin në të ardhmen. Qeveria e vendit, institucionet përkatëse, janë në gjendje gatishmërie për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme, për të prekurit nga kjo tragjedi”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

————————————————————————–

Aksident i rëndë në Gjilan, ka të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku sapo ka ndodhur në qendër të Gjilanit.

Rastin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, shkaktar i aksidentit dyshohet se mund të jetë një kamion, ndërsa ka dhe persona të lënduar.

“E konfirmoj rastin. Dyshohet se një kamion është shkaktar i aksidentit. Ka persona të lënduar mirëpo nuk e di saktë sa mund të jetë numri i tyre. Për detaje shtesë do t’ju informojmë më vonë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori