LAJMI I FUNDIT:

Ekipi titullar i Barcelonës kushton 4.5 miliardë euro në bazë të klauzolave

Ekipi titullar i Barcelonës kushton 4.5 miliardë euro në bazë të klauzolave
Foto: Getty Images/Guliver

Pas ‘vjedhjes’ që Paris Saint-Germain i bëri Barcelonës në verën e vitit 2017 duke i paguar klauzolën e Neymarit prej 222 milionë euro, klubi katalunas është zotuar që të mos lejojnë diçka e ngjashme të ndodhë përsëri.

Klauzolat shumë të larta tani janë duke iu bashkangjitur çdo lojtari aktualë të ekipit të parë të Blaugranëve, që po rinovojnë kontratat e tyre.


E para ishte ajo e yllit argjentinas, Lionel Messi, pasi klubi rriti çmimin e lirimit të sulmuesit nga 400 milionë në 700 milionë euro.

Zyrtare: Alba rinovon kontratën me Barcelonën, tani ka klauzolë largimi prej 500 milionë eurove
Lexo po ashtu Zyrtare: Alba rinovon kontratën me Barcelonën, tani ka klauzolë largimi prej 500 milionë eurove

Pas numrit 10-të, ka një numër lojtarësh me klauzola lirimi prej gjysmë miliardi euro, si Sergi Busquets, Gerard Pique, Samuel Umtiti, Sergi Roberto dhe, që nga dje (e enjte) edhe Jordi Alba .

Ekipi i Barcelonës dhe klauzolat e tyre (Foto: Marca)

Totali i përgjithshëm i formacionit të zakonshëm titullar të ekipit të Ernesto Valverdes është plot 4.5 miliardë euro.

Lojtari me klauzolën më të ulët është mesfushori kroat, Ivan Rakitic me 125 milionë euro.

Rinovimi i kontratave të trajnerëve në mes të sezonit i sjell trofe Barcelonës, Guardiola ishte i fundit që rinovoi
Lexo po ashtu Rinovimi i kontratave të trajnerëve në mes të sezonit i sjell trofe Barcelonës, Guardiola ishte i fundit që rinovoi

Kjo politikë e Barcelonës ka një qëllim i qartë për të siguruar që ata të mos humbasin asnjë nga yjet e tyre pa marrë vlerën e plotë të kërkuar nga klauzola.

Politika e Barcelonës nuk është e kufizuar vetëm në ekipin e parë, pasi një numër i madh lojtarësh nga akademia gjithashtu kanë klauzola gjigante të lirimit, të cilat sillen prej 100 deri në 200 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori