LAJMI I FUNDIT:

Lideri pret Llapin në derbin e javës së 19-të në Ipko Superligë

Lideri pret Llapin në derbin e javës së 19-të në Ipko Superligë

Ndeshja kryesore e javës së 19-të në elitën e futbollit të Kosovës do të zhvillohet në Drenas.

Lideri aktual i Ipko Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli do të jetë nikoqir i Llapit.

Vendasit pasi kanë marrë lidershipin synojnë të vazhdojnë me fitore për ta mbrojtur pozitën e parë në tabelë.


Në anën tjetër Llapi udhëton drejt stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ me të vetmin qëllim që mos të mposhtet.

Ndeshja e parë e zhvilluar në fazën e parë të Superligës mes këtyre dy skuadrave në Podujevë i takoi Niklit me rezultat minimal 0-1.

Takimi derbi i kësaj jave do të drejtohet nga gjyqtari Dardan Çaka me ndihmësit Granit Hyseni dhe Benon Këpuska.

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, një në Kupë dhe një në kampionat, Prishtina synon t’i rikthehet fitoreve.

Kryeqytetasit do të jenë nikoqir të Lirisë në stadiumin Fadil Vokrri, me shpresë që të marrin pikët e plota dhe të presin gabimin e Feronikelit për tu rikthyer në krye të renditjes.

Në anën tjetër Liria do të udhëtojë drejt kryeqytetit me të vetmin qëllim që t’i befasojë vendasit.

Ndeshja tjetër që do të zhvillohet ditën e sotme (e diel) do të jetë ajo në Riza Lushta mes Trepçës ’89 dhe Dritës.

Dy skuadrat ende nuk janë të qeta sa i përket ikjes së barazhit dhe synojnë pikë për tu larguar sa më parë nga zona e ftohtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

La Liga
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Afrimi i Amir Saipit, Foda flet për portierin e ri dhe tregon se kush do të jetë titullar

Afrimi i Amir Saipit, Foda flet për portierin e ri dhe tregon se kush do të jetë titullar

Përfaqësuesja e Kosovës
Mungesa e Vedat Muriqit, Foda tregon lojtarin që do ta zëvendësojë yllin prizrenas

Mungesa e Vedat Muriqit, Foda tregon lojtarin që do ta zëvendësojë yllin prizrenas

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori