LAJMI I FUNDIT:

Kosnett në Gjakovë: Bëhuni shembull i diversitetit etnik

Kosnett në Gjakovë: Bëhuni shembull i diversitetit etnik

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, sot qëndroi për një vizitë në Gjakovë, ku pati takime të ndara me kryetarin e Komunës, Ardian Gjini dhe Komisionin Komunal për Komunitete dhe Kthim.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, u shpreh se me ambasadorin Kosnett, biseduan për mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe social në Gjakovë si dhe për të ardhmen e Kosovës.


Ai shtoi se populli i Kosovës është i bekuar të ketë një mik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diplomati amerikan u njoftua për së afërmi me gjendjen e komuniteteve jo shumicë në komunën e Gjakovës, ndërsa apeloi që të gjithë qytetarët të respektojnë njëri-tjetrin dhe ta shndërrojnë Gjakovën në qytet shembull ku mbizotëron respekti i ndërsjellë dhe diversiteti etnik, kulturor e fetar.

Nga ana tjetër, anëtarët e Komisionit Komunal për Komunitete kërkuan nga ambasadori Kosnett ndihmën e tij në ri-integrimin e komuniteteve jo shumicë, me theks të veçantë në çështjen e strehimit, si njëra prej sfidave më të mëdha për këto komunitete./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori