Shtetet e Bashkuara dhe talebanët kanë rënë dakord të krijojnë dy “ekipe teknike” për të përcaktuar detajet për tërheqjen përfundimtare të të gjitha trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani si dhe për të parandaluar që terroristët të përdorin tokën afgane kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj. Njoftimi u bë të mërkurën nga grupi kryengritës.
Kryenegociatori për talebanët Mulla Sher Mohammed Abbas Stanikzai, i zbuloi detajet rreth një javë pas diskutimeve maratonë që përfunduan të shtunën në Katar me koordinimin e përfaqësuesin special të SHBA-së për pajtimin në Afganistan, Zalmay Khalilzad.
“Të dy ekipet teknike do të përgatisin propozime, do të marrin vendime dhe do t’i sjellin ato në tavolinë në takimin e radhës në Doha, që do të mbahet më 25 shkurt”, tha zoti Stanikzai për një media pro-talebane.
Ai shtoi se më pas, pritet të organizohet një takim më i madh, me pjesmarrjen e fuqive të mëdha, Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të vendeve islamike që do të jenë të pranishëm në cilësinë e “garantuesve”. Aty do të jepet garanci se të gjitha trupat e huaja do të largohen nga Afganistani dhe talibanët do të japin garancitë e tyre se askush nuk do të lejohet të përdorë tokën afgane për terrorizëm ndërkombëtar.
Pala amerikane do të njoftojë gjithashtu një afat kohor për tërheqjen e trupave, sepse “trupat nuk mund të largohen menjëherë, në një ditë ose në një javë. Do të kërkojë kohë“, tha zoti Stanikzai, duke shtuar se detajet mbi këtë çështje do të përpunohen nga ekipet teknike. Ai pohoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ndihmojnë në përpjekjet për rindërtimit e vendit pas tërheqjes së trupave, diçka që sipas tij talebanët e mirëpresin.
“U kemi thënë atyre se pas përfundimit të ndërhyrjes tuaj ushtarake, do të mirëprisnim inxhinierët, mjekët amerikanë e të tjerë nëse duan të kthehen për rindërtimin e Afganistanit”, tha ai. “Ata kanë premtuar se do ta bëjnë këtë”.
Qeveria afgane apo zyrtarët amerikanë nuk kanë reaguar ende ndaj pohimeve të bëra nga negociatori kryesor për talebanët. Në një seri postimesh në Twitter të mërkurën, Presidenti Donald Trump pranoi se negociatat “po ecin mirë pas 18 vitesh luftime në Afganistan”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse
Netanyahu: Izraeli do të hyjë në Rafah me ose pa marrëveshje pengjesh
Javë me shira të dendur, dhjetëra të vdekur – pamje që tregojnë përmbytjet shkatërruese në Kenia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri