LAJMI I FUNDIT:

“Marrëveshja e Prespës e riafirmon përkushtimin e BERZH-it për të mbështetur ekonomitë tuaja në interes të rajonit”

“Marrëveshja e Prespës e riafirmon përkushtimin e BERZH-it për të mbështetur ekonomitë tuaja në interes të rajonit”

Kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Suma Chakrabarti i dërgoi një letër urimi dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në kuvendet e të dyja vendeve, duke vlerësuar hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje të rëndësishme së bashku me procedurat tjera të mbetura, si një investim i rëndësishëm në stabilitetin dhe perspektivat ekonomike të të dyja vendeve, në rajon dhe në Evropën Juglindore.

“Entuziazmohem me guximin tuaj, guximin politik, lidershipin dhe vendosmërinë dhe duartrokas në cilësitë tuaja të burrështetasve të vërtetë”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Berzh-it Chakrabarti, njofton Telegrafi Maqedoni.


Më tej, në letrën dërguar dy kryeministrave theksohet se Marrëveshja e Prespës duhet të rrisë besimin e investitorëve dhe të hapë mundësi për projekte të reja ndërkufitare dhe integrim rajonal.

“Më lejoni të riafirmoj edhe njëherë përkushtimin e fortë të Berzh-it për të mbështetur ekonomitë e vendeve tuaja dhe të shpreh gatishmërinë tonë për të intensifikuar bashkëpunimin e vendosur në interes të vendeve fqinje dhe rajonit më të gjerë”, qëndron në letrën e dërguar nga Kryetari i Berzh-it Chakrabarti deri te kryeministrat e të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori