LAJMI I FUNDIT:

Cate Blanchett, aktorja që pëlqen jetën modeste: Nuk dëshiron të jeton në Beverlly Hills, nuk ka skandale dhe është e martuar me një shkrimtar

Cate Blanchett, aktorja që pëlqen jetën modeste: Nuk dëshiron të jeton në Beverlly Hills, nuk ka skandale dhe është e martuar me një shkrimtar

Cate Blanchett është aktore australiane dhe fituese e shpërblimeve të shumta filmike, duke përfshirë dy Oscar dhe tre Golden Globe Awards dhe po aq BAFTA Awards.

Ylli hollivudian është një nga artistet më të paguara në botë dhe në periudhën 2007/18 ishte shpallur i një prej 100 njerëzve më me ndikim në botë.


Ne të gjithë e dimë talentin dhe rolet e saj që ka interpretuar në shumë krijime filmash, por jeta private e aktores rrallë është nxjerr në pah. Në një rast ajo tha se kjo ishte për shkak se nuk i pëlqen të shikojë jetën private e të cilit do personi.

Aktorja 49-vjeçare është e martuar me shkrimtarin Andrew Apton. Ata u takuan në vitin 1996 në një seri të xhirimeve të një shfaqje televizive dhe u martuan në dhjetor të vitit të ardhshëm.

“Ne kemi vazhduar të jemi së bashku dhe pastaj një natë kemi luajtur poker. Nuk e di se si, por disi ne përfunduam duke u puthur. Tri javë më vonë, ai më propozoi mua. Ishte momenti më romantik i jetës sime”, ka thënë aktorja për fillimin e dashurisë.

Çifti ka katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë të adoptuar. Dashiell, djali i parë u lind në vitin 2001, tre vjet më vonë erdhi në jetë Robert Roman Ignatius Martin është lindur në vitin 2008.

Cate që nga lindja e djalit të parë ka kërkuar të adoptojnë një fëmijë dhe kjo dëshirë iu plotësua në vitin 2015, kur adoptuan Edith Vivian Patricia Upton.

Kur keni nevojë që të dilni jashtë karakterit dhe të bëheni nënë përsëri, aktorja thotë se në këto raste më së shumti i ndihmojnë fëmijët e saj.

Cate Blanchett është padyshim yll, por në asnjë mënyrë nuk e shfaq një gjë të tillë në publik. Ajo shkon në promovime të ndryshme, nuk i mbush ballinat e tabloideve me skandale, nuk ka pranuar ta tradhtojë bashkëshortin, nuk di të urrej.

Nuk preferon të jetoj në Beverly Hills, por adresa e parë dhe e përhershme është Anglia, përkatësisht qyteti bregdetar i Brightonit. Kohë pas kohe zhvendoset me familjen në vendlindje në Australi, ku bleu një shtëpi në Sydneyt.

Megjithatë, gjërat nuk ishin gjithmonë idilike për të. Ajo thotë se u rrit në një familje ku nuk kishte luks.

Cate Blanchett: Teatrin e shoh si provokim
Lexo po ashtu Cate Blanchett: Teatrin e shoh si provokim

“Unë u rrita në një familje ku nuk kishim në disa raste para edhe për ushqim. Familja ime është në dijeni të asaj çka do të thotë të mos kesh para”, tha ajo.

Asnjëherë nuk ka menduar për operacionet estetike, duke thënë se askush nuk mund të parashikojë se cilat do të jenë pasojat afatgjata.

Ndryshe, Cate është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori