LAJMI I FUNDIT:

Emigrantët e bllokuar në det, presin të dëshpëruar portin e BE-së

Emigrantët e bllokuar në det, presin të dëshpëruar portin e BE-së

Gjermania tha të martën se mund të marrë disa prej 300 emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe në javët e fundit, por dhjetëra të tjerë, duke përfshirë pesë fëmijë, mbetën të bllokuar në det pa asnjë vend evropian që ofron një port për t’i pritur.

Sea-Watch 3, një anije e drejtuar nga një grup humanitar gjerman, shpëtoi 32 vetë nga një varkë e pasigurt jashtë brigjeve të Libisë më 22 dhjetor dhe një tjetër bamirëse gjermane, Sea-Eye, shpëtoi 17 të tjerë më 29 dhjetor.

Anijet, që mbajnë 49 persona në total, kanë mbetur në brigjet e Maltës për ditë të tëra.

Ekipet e anijeve kanë shprehur shqetësimin për gjendjen mentale të emigrantëve, të përkeqësuar nga moti i keq dhe sëmundja e mushkërive.

“Fëmijët, ata janë të sëmurë … dhe nuk po flenë dot gjumë për shkak të valëve. Ne po vdesim ngadalë në këtë vend”, tha Diamond, një nigerian i shpëtuar nga Sea-Watch 3, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij.

Malta, shteti më i vogël i Bashkimit Evropian, po kërkon nga partnerët të marrin disa prej emigrantëve, duke përfshirë edhe 249 persona të tjerë, të cilët janë marrë nga anijet e marinës malteze në javën e fundit të vitit 2018.

“Rezultati i vetëm i qëndrueshëm është një zgjidhje në mbarë Evropën”, tha Kim Heaton-Heather, kreu i misionit të Sea-Watch 3, për Reuters në anije. “Gjithkush po përpiqet të heqë qafe përgjegjësinë e tyre”.

Gjermania është e gatshme të marrë 50 emigrantë, përderisa edhe vendet e tjera evropiane gjithashtu po marrin pjesën që u takon, tha të martën Ministri i Brendshëm Horst Seehofer. Holanda kishte treguar gjithashtu se ishte e gatshme të mirëpriste disa, transmeton tch.

Qeveria e Italisë është ndarë në këtë çështje, me ministrin e brendshëm të linjës anti-imigrante Matteo Salvini, që refuzon të strehojë një emigrant të vetëm, ndërsa kryeministri Giuseppe Conte ofrohet për të marrë një pjesë të vogël nëse Malta i lejon anijet të ankorohen.

Bisedimet për të shpërndarë emigrantët janë në vazhdim “dhe qeveria malteze dëshiron t’i shohë ato të përfunduara në orët e ardhshme”, tha qeveria e Maltës në një deklaratë.

“Një zgjidhje afatgjatë evropiane për çështje të ngjashme në të ardhmen duhet të jetë një prioritet në mënyrë që të shmanget një përsëritje e cila e ngarkon edhe më shumë një shtet anëtar, si Malta, i cili gjithmonë i përmbahet detyrimeve të tij”, tha ai.

Pasi Salvini mbylli portet e Italisë për anijet e migracionit në qershorin e kaluar, komisionit ekzekutiv të BE-së shpesh i është dashur të kryejë negociata të gjata me shtetet anëtare për të ndarë të ardhurit e rinj, përpara se anijet e shpëtimit të lejohen të ankorohen.

Në trend Botë

Më shumë
Pas muajsh heshtjeje, rusët pranojnë se Kievi rrëzoi aeroplanin e tyre të shtrenjtë spiun A-50

Pas muajsh heshtjeje, rusët pranojnë se Kievi rrëzoi aeroplanin e tyre të shtrenjtë spiun A-50

Evropa
Çfarë thonë dokumentet e gjykatës amerikane për investimet e Spajiqit në Teraform Labs

Çfarë thonë dokumentet e gjykatës amerikane për investimet e Spajiqit në Teraform Labs

Mali i Zi
Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Evropa
Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?

Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?

Evropa
Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu

Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu

Azia
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
Kalo në kategori