LAJMI I FUNDIT:

Në mbrëmje zhvillohen ndeshjet e fundit për grupet e Ligës së Evropës

Në mbrëmje zhvillohen ndeshjet e fundit për grupet e Ligës së Evropës

E enjtja mbrëma është e rezervuar për ndeshjet e fundit apo ndeshjet e gjashta të grupeve në Ligën e Evropës.

Të martën dhe mërkurën mbrëma përfunduan ndeshjet e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve dhe u mësuan 16-të skuadrat që vazhduan tutje.


Ndërsa, sot (e enjte) është radha e garës së dytë më të madhe ekipore në Evropë, Ligës së Evropës që të mësojë skuadrat që kualifikohen tutje.

Të gjitha lajmet nga Liga e Evropës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Evropës

Sikurse në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Ligën e Evropës disa skuadrat e kanë siguruar tashmë kalimin tutje, ndërsa disa tjera do ta kërkojnë sot.

Chelsea e ka siguruar kualifikimin (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Klubet si Arsenali, Chelsea, Lazio, Zeniti, Dinamo Zagrebi kanë siguruar kalimin, ndërsa disa tjera të mëdha e kërkojnë sot kualifikimin.

Arsenali gjithashtu ka siguruar kalimin tutje (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

I tillë është klubi i madh italian, Milani, që kërkon kualifikimin nga udhëtimi i tyre i vështirë te Olympiacosi, ndërsa një gjë të tillë e kërkon edhe Besiktasi dhe Sevilla.

Milani e kërkon kualifikimin në udhëtim te Olympiacosi (Getty Images)

Ndeshjet e sotme do të zhvillohen në dy orare, nga ora 18:55 dhe 21:00.

Sot do të dihen 24 skuadra që kalojnë tutje nga Liga e Evropës, ndërsa atyre do t’i bashkohet edhe tetë skuadra nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/