LAJMI I FUNDIT:

Sevdai Radogoshi ironizon me shtyrjen e liberalizimit të vizaze, realizon skeç dedikuar Hahnit në rolin e ‘Qumilit’

Sevdai Radogoshi ironizon me shtyrjen e liberalizimit të vizaze, realizon skeç dedikuar Hahnit në rolin e ‘Qumilit’

Lajmi se liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës mund të shtyhet deri në vitin 2020, ka lënë të nervozuar shumë qytetarë të vendit.

Disa prej tyre madje kanë vendosur edhe të ironizojnë me këtë pritje disa vjeçare që bëhet tashmë për këtë çështje.


Ishte pikërisht komisionerit Johannes Hahn për zgjerim në BE, i cili gjatë vizitës së fundit në Kosovë bëri të ditur se liberalizimi mund të shtyhet deri në vitin 2020.

Hahn thotë se për vizat ndoshta duhet pritur 2020-ën, flet edhe rreth taksës për produktet serbe
Lexo po ashtu Hahn thotë se për vizat ndoshta duhet pritur 2020-ën, flet edhe rreth taksës për produktet serbe

Aktori i njohur Sevdai Radogoshi, ka vendosur që lidhur me këtë çështje të realizojë një skeç humoristik, bashkë me djalin e tij.

Në rolin e tij popullor të njohur si ‘Qumili’, ai ka realizuar një video përmes së cilës “i çon të fala” Hahnit me ironi.

Si kundër djali i tij shihet duke shfaqur gishtin e mesit, me çka tregon në njëfarë forme revoltën e shqiptarëve të Kosovës lidhur me këtë vendim.

Videoja në fjalë është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, duke u përcjellë me komente të shumta nga fansat.

Radogoshi gjithashtu do të realizojë edhe disa skeçe të veçanta për festat e fundvitit, siç bën zakonisht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori