LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Nacional, Rexhep Hoti nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës

Koordinatori Nacional, Rexhep Hoti nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, ka nënshkruar të premten Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

Kështu thuhet në njoftimin për media të zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës.

“Bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës është i rëndësishëm sepse Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. I jam mirënjohës Kryetarit Bahtiri për mbështetjen që ky program të realizohet edhe në Mitrovicë”, u shpreh Hoti.

Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, tha se e përkrah Programin Nacional për Rininë duke e cilësuar atë si nismë të mbarë për vendin.

“Kjo është një nismë shumë e mbarë. Konkurrenca është jashtëzakonisht e mirë për nxënësit sidomos ajo e nivelit të lartë, nga klasa deri në nivelin republikan sepse do të jetë një konkurrencë e fuqishme. Nuk ka më mirë sesa konkurrenca dhe stimulimi. Ne do t’ju përkrahim në çdo moment”, tha Kryetari Bahtiri.
Hoti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Mazreku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri.

“Ministria e Kulturës e mbështet fuqishëm Programin Nacional për Rininë. Duke qenë se MKRS ka qenë pak e integruar në shkollë, programi i Koordinatorit na ofron mundësinë për të dhënë kontributin tonë në shkolla”, potencoi Mazreku.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori