LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të debatojnë për amendamentet kushtetuese

Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të debatojnë për amendamentet kushtetuese

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së nuk do të merr pjesë në trupin koordinues për pajtim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për draft-amendamentet për ndryshime kushtetuese, që pasnesër do të debatohet në komision.

Deputetët e opozitës maqedonase do të debatojnë, ndërsa për propozimin për marrje të mandatit për bashkëpartiakun e tyre dhe ish-kryetarin Nikolla Gruevski konsiderojnë se është proces politik dhe qëndrimin e tyre do ta tregojnë në Kuvend. Këto janë përfundimet nga koordinimi i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, që u mbajt sonte në selinë e partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nuk do të marrim pjesë në trupin koordinues për pajtim për shkak se ende nuk kemi përmbajtje për atë se çfarë do duhej të ndodh, dhe sipas neve kjo është selektvitet në drejtësi që e shohim gjatë periudhës së kaluar. Nëse ai trup koordinativ sjell përfundime, vendime apo ndonjë mënyrë tjetër për lirimin e të gjithëve të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit, ne se grup parlamentar do ta përkrahim këtë proces, vendim, ligj”, deklaroi Nikolla Micevski pas mbarimit të koordinimit.

Në raport me draft-amendamentet për ndryshimin e kushtetuese, që janë në rend të ditës të mërkurën në komisionin parlamentar për ndryshime kushtetuese, tha se grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të paraqitet me, siç tha, vërjen në dukje e të gjithë amendamentet kushtetuese dhe për të gjithë atë se çfarë po ndodh në Maqedoni, ku ne si deputetë kemi reaguar në periudhën e kaluar.

“Si deputetë ne në periudhën e ardhshme do të debatojmë për amendamentet e propozuara ngaQeveria dhe e gjithë ajo që është thënë se do të vendoset apo nuk do të vendoset në amendament”, shtoi deputeti i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori