LAJMI I FUNDIT:

Ajaxi i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e De Ligt

Ajaxi i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e De Ligt
Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh holandez ka njoftuar skuadrat e interesuara se cmimi i mbrojtësit të tyre, Matthijs De Ligt ështe 60 milionë euro.

18-vjeçari De Ligt ka befasuar me nivelin e lartë të treguar me paraqitjet e tij te Ajaxi.


Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që mbrojtësi holandez të bëhet një objektiv i madh i ekipeve elitare evropiane.

Overmars: De Jong e De Ligt nuk largohen gjatë janarit
Lexo po ashtu Overmars: De Jong e De Ligt nuk largohen gjatë janarit

Barcelona, Manchester City dhe Juventusi të gjitha kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit holandez.

Edhe Bayern Munichu e ka monitoruar progresin e holandezit pasi pëlqehet shumë nga drejtuesit bavarez.

De Ligt preferon Barcelonën para Unitedit
Lexo po ashtu De Ligt preferon Barcelonën para Unitedit

Ajaxi fillimisht ishte kundër një shitje të De Ligt, por tani mendohet se janë të hapur për shitjen e tij.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Ajaxi i ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh xhevahirit të tyre. /Telegrafi/