LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo e kalon Selenan dhe bëhet personaliteti më i popullarizuar edhe në Instagram

Ronaldo e kalon Selenan dhe bëhet personaliteti më i popullarizuar edhe në Instagram
Cristiano Ronaldo (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, është bërë njeriu më i ndjekur në rrjetin social Instagram, ndërsa pozitën e liderit ia ka rrëmbyer këngëtares dhe aktores, Selena Gomez.

Superylli i Juventusit e ka kaluar shifrën prej 144 milionë ndjekësve (dhe aktualisht numëron 144 milionë e 517 mijë ndjekës) duke e lënë prapa 26-vjeçaren (e cila aktualisht numëron 144 milionë 383 mijë ndjekës).


Me suksesin e arritur edhe në këtë rrjet social, ai e ka forcuar pozitën si një prej personazheve më të popullarizuara në botë.

Lajmet për RONALDON
Lexo po ashtu Lajmet për RONALDON

Publikimin e parë, pasi e arriti këtë shifër rekorde, Ronaldo e bëri pikërisht nga palestra, vendi ku ai kalon shumë kohë.

View this post on Instagram

👌👍

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on Oct 29, 2018 at 7:01am PDT

Për interesimin akoma më të madh të publikut për të, i ka ndihmuar edhe transferimi i bujshëm i kësaj vere nga Spanja (Real Madridi) në Itali (te Juventusi).

Lajmet për SELENAN
Lexo po ashtu Lajmet për SELENAN

Ndryshe, në dy vitet e fundit, Selena ka qenë personazhi më i popullarizuar në Instagram, ndërsa këtë epitet ia kishte marrë koleges së saj, Ariana Grande.

Ndër dhjetë personalitet më të ndjekura në Instagram ndodhet edhe futbollisti brazilian Neymar (me 104 milionë ndjekës), ndërsa Kim Kardashian, Beyonce, Dwayne Johnson, Kylie Jenner e Taylor Swift – janë pjesë e kësaj liste. /Telegrafi/