LAJMI I FUNDIT:

Oblak në ndjekje të rekordit të Valdesit

Oblak në ndjekje të rekordit të Valdesit

Jan Oblak ka pranuar katër gola në katër ndeshjet e para të La Liga-s, por portieri slloven është në rrugën e duhur për të arritur rekordin e ish-portierit të Barcelonës, Victor Valdes, i cili katër herë ka fituar çmimin Zamora.

Oblak ka qenë njeriu që ka mbrojtur portën e Atletico Madridit në sezonet e fundit, megjithëse nuk u paraqit deri në ndeshjen e 28-të në sezonin e tij të parë me Los Rojiblancos.


Ai është portieri që ka mbajtur të paprekur portën në katër nga tetë ndeshjet e ligës në sezonin 2018/19.

Shumë arsye për të besuar se ky është Atletico Madridi më i fortë i dekadës së fundit – Blerja rekord, yjet e ‘blinduar’ dhe trajner të madh
Lexo po ashtu Shumë arsye për të besuar se ky është Atletico Madridi më i fortë i dekadës së fundit – Blerja rekord, yjet e ‘blinduar’ dhe trajner të madh

Porta e paprekur ka qëndruar kundër Getafes (2-0), Huescas (3-0), Real Madrid (0-0) dhe Real Betis (1-0) .

Kjo i dha atij një bilanc prej 0.5 golave të lejuar për ndeshje dhe ndiqet vetëm nga Jordi Masip i Real Valladolid, i cili ka pranuar gjashtë gola në tetë ndeshje (0.75 gola), ndërsa pas tij vjen David Soria i Getafes me shtatë gola (0.88 gola për lojë).

Ka mbetur shumë nga ky sezon, por Oblak është i gatshëm të arrijë një rekord që vetëm Valdes arriti në mes të viteve 2008 dhe 2012.

Ish-portieri i Barcelonës pranoi 31 gola në 35 ndeshje në sezonin e parë; 24 në 38 në sezonin vijues; 16 në 32 në 2010-11 dhe 28 në 35 në sezonin e fundit.

Zyrtare: Valdes pensionohet në moshën 35-vjeçare
Lexo po ashtu Zyrtare: Valdes pensionohet në moshën 35-vjeçare

Portieri slloven i Atleticos në sezonin e fundit pranoi 22 gola, në sezonin 2016/17 pranoi 21 sosh, ndërsa në sezonin 2015/16 pranoi 18 gola në 31 ndeshje/

Këtë sezon, Oblak synon t’i pranojë më pak se 16 gola për të arritur rekordin e Valdesit, ndërsa nëse arrin të jetë portieri me më së paku gola të pranuara në La Liga, do të fitojë për të katërtin vit radhazi çmimin Zamora. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Boks
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

La Liga
Kalo në kategori