LAJMI I FUNDIT:

Shumë arsye për të besuar se ky është Atletico Madridi më i fortë i dekadës së fundit – Blerja rekord, yjet e ‘blinduar’ dhe trajner të madh

Shumë arsye për të besuar se ky është Atletico Madridi më i fortë i dekadës së fundit – Blerja rekord, yjet e ‘blinduar’ dhe trajner të madh

Atletico Madridi ka shumë besim se ky sezon që po vije do të jetë i mrekullueshëm dhe për këtë kanë shumë arsye të besojnë, duke filluar që nga mbajtja e yjeve e deri te përforcimet rekorde.

Në fillim të afatit kalimtar të transferimeve ata arritën ta mbajnë Antoine Griezmannin, ndërsa më pas edhe Diego Godinin që kërkohej nga Manchester United.


Përveç kësaj ata kanë arritur të nënshkruajnë me lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit  Thomas Lemar.

Antoine Griezmann (Foto: Getty Images)

Lemar tregoi kundër Stutgartit cilësinë e tij dhe pritet shumë nga ai këtë sezon, shkruan Marca, transmeton Telegrafi.

Tifozët e Atleticos të zemëruar me Courtoisin, kërkojnë që të hiqet pllaka me emrin e portierit në bulevardin e famës në Wanda Metropolitano
Lexo po ashtu Tifozët e Atleticos të zemëruar me Courtoisin, kërkojnë që të hiqet pllaka me emrin e portierit në bulevardin e famës në Wanda Metropolitano

Gelson Martins është një tjetër lojtar i madh që ka ardhur, ndërsa skuadra mund të ketë nevojë pasi ai ka shënuar 13 gola sezonin e shkuar për Sportingun.

Skuadra ka Oblakun, i cili është portieri që ka pranuar më pak gola gjatë tre sezoneve të fundit në LaLiga, ndërsa janë përforcuar edhe me Adanin me përvojë.

Klubi e ka përforcuar edhe mbrojtjen ku kanë nënshkruar me Santiago Ariasin nga PSV.

Në mesfushë ka ardhur Rodri, një lojtar i dëshmuar në Spanjë me Villarrealin.

Ai është i sigurt se do të ketë shumë ndeshje me klubin edhe pse konkurron për një vend me yje Koke, Saul dhe Thomas.

Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë spanjollë, shumë yje nuk janë pjesë e 11-shes
Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë spanjollë, shumë yje nuk janë pjesë e 11-shes

Te Atletico nuk janë vetëm Diego Costa dhe Griezmann, pasi tani në sulm është edhe Nikola Kalinic, i ardhur së fundmi.

Së bashku me këta tre janë edhe Lemar, Martins, Vitolo dhe Correa, që të gjithë të gatshëm ta ndihmojnë sulmin.

Atletico Madridi ka një skuadër të fortë dhe një trajner të madh si Diego Simeone.

Diego Simeone (Getty Images)

Ai ka fituar titullin dhe trofe evropian me klubin, por Liga e Kampionëve mbetet  ëndrra e tij dhe e klubit dhe përderisa finalja zhvillohet në Wanda Metropolitana, atëherë ëndrra do të vazhdojë edhe këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori