LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Atleticos të zemëruar me Courtoisin, kërkojnë që të hiqet pllaka me emrin e portierit në bulevardin e famës në Wanda Metropolitano

Tifozët e Atleticos të zemëruar me Courtoisin, kërkojnë që të hiqet pllaka me emrin e portierit në bulevardin e famës në Wanda Metropolitano

Tifozët e Atletico Madridit janë të zemëruar me lëvizjen e Thibaut Courtois në Real Madrid.

Mbështetësit e Atleticos nuk e kanë pritur aspak mirë transferimin e portierit belge te rivali lokal.


Portieri ka kaluar në radhët e kampionit evropian dhe botëror për 40 milionë euro nga Chelsea, pasi kishte shpenzuar më parë tre sezone në formë huazimi te Atletico.

Portieri ka kishte fyer tifozëve e Los Blancos pas suksesit të Atleticos në Copa del Rey në vitin 2013 dhe kjo kishte bërë që të hynte në zemrat e fansave të Atletcios pavarësisht faktit se ishte i huazuar në klubin e tyre.

Por, tani fansat e të kuqebardhëve kërkojnë që të hiqet një pllakë në bulevardin e famës para stadiumit Wanda Metropolitano, e cila i dedikohet 26-vjeçarit.

Tifozët madje kanë paralajmëruar edhe protesta dhe bojkotim të klubit nëse nuk ndodh një gjë e tillë.

Ndryshe, Courtois do të luftojë për një vend titullarë te Reali së bashku me Keylor Navasin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori