LAJMI I FUNDIT:

Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë spanjollë, shumë yje nuk janë pjesë e 11-shes

Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë spanjollë, shumë yje nuk janë pjesë e 11-shes

Chelsea ka thyer rekordin e Liverpoolit për blerjen si rekord botëror të Kepa Arrizabalaga, i cili gjithashtu është bërë transferimi më i shtrenjtë i një lojtari spanjoll në histori.

23 vjeçari është paguar 80 milionë euro.


Formacioni me 11 lojtarët më të shtrenjtë kushton gjithsej 522 milionë euro.

Kepa Arrizabalaga (portier): 80 milionë euro

Ai e theu rekordin botëror dhe atë spanjoll. Nga Atletico Bilbao te Chelsea, portieri pritet të jetë në qendër të vëmendjes këtë vit.

Alvaro Odriozola (mbrojtës i djathtë): 35 milionë euro

Real Madridi ka nënshkruar me të këtë verë dhe ish- lojtari i Real Sociedad është i vendosur që të konkurrojë me Dani Carvajalin për pozitën e djathtë.

Javi Martinez dhe Inigo Martinez (qendrë mbojtës): 40 dhe 32 milionë euro

Athletic Club shiti Javi Martinez në Bayern Munchen në 2012 dhe rrëmbeu Inigo Martinez nga rivalët e tyre vendas, Real Sociedad verën e kaluar.

Yuri Berchiche (mbrojtës  i majtë): 24 milionë euro

Një tjetër lojtar bask, i cili u kthye në Bilbao dhe u pagua 24 milionë euro.

Asier Illarramendi, Juan Mata dhe Gaizka Mendieta (mesfushorë): 39, 45 dhe 48 milionë euro

Në 2013, Real Madrid nënshkroi me Illarramendin për 39 milionë euro dhe disa muaj më vonë Manchester United pagoi 45 milion euro te Chelsea për Juan Matan.

Megjithatë, Mendieta mbetet transferimi më i shtrenjtë si mesfushor spanjoll me 48 milionë euro në Lazio .

Fernando Torres, Alvaro Morata dhe Diego Costa (sulmues): 58, 66 dhe 55 milionë euro

Chelsea kanë klubi që ka paguar më shumë spanjollët.

Blutë paguan 58 milionë euro te Liverpooli për Fernando Torres, 55 milionë për Diego Costa në Atletico Madrid dhe 66 milionë euro në Real Madrid për Moratan. /Telegrafi/

Rezervat 

David Villa: 40 milionë euro nga Valencia në Barcelonë (2010)

Vitolo: 36 milionë euro nga Sevilla në Atletico (2017)

Ander Herrera: 36 milionë euro nga Athletic Bibalo në Manchester United (2014)

Xabi Alonso: 34.5 milionë euro nga Liverpooli në Real Madrid (2009)

Cesc Fabregas: 34 milionë euro nga Arsenali në Barcelonë (2011)

Isco: 30 milionë euro nga Malaga në Real Madrid (2013)

Rodrigo: 30 milionë euro nga Benfica në Valencia (2015)

Sergio Ramos: 27 milionë euro nga Sevilla në Real Madrid (2005)

David De Gea: 25 milionë euro nga Atletico Madrid tek Manchester United (2011)

Marcos Alonso: 23 milionë euro nga Fiorentina në Chelsea (2016)

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori