LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Përkrahja e SHBA-së e domosdoshme për Kosovën

Haradinaj: Përkrahja e SHBA-së e domosdoshme për Kosovën

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion nga Kongresi Amerikan, të kryesuar nga senatori Ron Johnson, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik dhe zhvillimor të Kosovës dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ai e ka njoftuar senatorin për prioritetet e Qeverisë, progresin në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, përmbushjen e obligimeve në rrugën euroatlantike, për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, avancimin e procesit të reformave të gjithanshme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve.


Haradinaj ka falënderuar delegacionin amerikan për ndihmën e pakursyer që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve në vend dhe tani në procesin e fuqizimit ndërkombëtar të Kosovës.

“Marrëdhëniet bilaterale miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë treguesi më i mirë se Kosova dhe populli i saj janë përjetësisht falënderues për kontributin e shtetit mik në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë dhe të përkushtuar që ky partneritet të jetë i përjetshëm”, tha Haradinaj.

Në takim është biseduar edhe për procesin e tranzicionit të FSK-së në ushtri, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në INTERPOL dhe dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast Haradinaj ka thënë se përkrahja e ShBA-ve është e domosdoshme në avancimin e këtyre proceseve.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike, Haradinaj, tha se Kosova është e përkushtuar për ndërtimin e relacioneve të mira ndërfqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit për të kontribuar në paqe dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë dhe në arritjen e paqes finale me Serbinë.

Senatori amerikan Ron Johnson, duke vlerësuar progresin e Kosovës dhe gatishmërinë e SHBA-së për përkrahjen e Kosovës në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Haradinaj e ka nderuar senatorin Johnson me medaljen e Skënderbeut, në shenjë mirënjohje për kontributit të tij dhënë Kosovës.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Në trend Lajme

Më shumë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

Siguri
Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Drejtësi
Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Politikë
Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori