LAJMI I FUNDIT:

Kur 118 gola, 61 asistime dhe tetë trofe mbesin jashtë garës për ‘Lojtarin e Vitit’ – FIFA ‘injoron’ Messin, Mbappen e Griezmannin

Kur 118 gola, 61 asistime dhe tetë trofe mbesin jashtë garës për ‘Lojtarin e Vitit’ – FIFA ‘injoron’ Messin, Mbappen e Griezmannin

FIFA ka publikuar tre emrat e përzgjedhur për listën e ngushtë për lojtarin e vitit.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar emrat e tre futbollistëve finalist.


Emri i parë në listë është ai i sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, ndërsa në garë janë edhe Mohamed Salah i Liverpoolit dhe Luka Modric i Real Madridit.

FIFA publikon emrat e tre finalistëve për lojtarin dhe trajnerin e vitit
Lexo po ashtu FIFA publikon emrat e tre finalistëve për lojtarin dhe trajnerin e vitit

Megjithatë, befasia e këtyre nominimeve është mbetja jashtë e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, pas një kohe të gjatë.

Përveç Messit, në garën për lojtarin e vitit nga FIFA mungojnë edhe dyshja franceze, Kylian Mbappe e Antoine Griezmann.

Këta tre futbollistë së bashku kanë shënuar plot 118 gola dhe kanë fituar tetë trofe në sezonin e fundit.

Lionel Messi (Getty Images)

Messi i vetëm ka shënuar 52 gola e 21 asistime në 64 ndeshje të zhvilluara, teksa ka fituar La Ligan dhe Kupën e Mbretit.

Antoine Griezmann (Getty Images)

Griezmann ka shënuar 37 gola dhe 20 asistime në 67 ndeshje të luajtura, teksa ka fituar Kupën e Botës me Francën dhe Ligën e Evropës me Atletico Madridin.

Kylian Mbappe (Getty Images)

Mbappe ka shënuar 29 gola dhe 20 asistime në 64 ndeshje të zhvilluara, ndërsa ka fituar tre trofetë vendor me PSG-në dhe Kupën e Botës me Francën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori