LAJMI I FUNDIT:

Lopetegui për Courtois: Kam opsione të mira dhe konkurrencë të madhe në portë, vendosim për çdo ndeshje

Lopetegui për Courtois: Kam opsione të mira dhe konkurrencë të madhe në portë, vendosim për çdo ndeshje

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka treguar arsyen pse portieri i ri Thiabaut Courtois nuk po mbron si titullar te Mbretërit.

Courtois u transferua gjatë verës te Real Madridi për një shifër të raportuar prej 35 milionë eurosh, duke realizuar ‘ëndrrën’ e tij.

Megjithatë, portieri belg ende nuk ka arritur të zë vendin e titullarit, pasi në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Atletico Madridit nuk ishte i pranishëm, ndërsa ndaj Getafes dhe Gironas ishte në bankë.

Reali e do të njëjtin portier për La Liga dhe LK
Lexo po ashtu Reali e do të njëjtin portier për La Liga dhe LK

Lopetegui ka thënë se ka opsione të mira për portën dhe do ta zgjedh cilin është më i miri për çdo ndeshje.

Courtois ka qenë në bank në tri ndeshjet e para të Real Madridit (Getty Images)

“Nuk është një situatë që është e lehtë për t’u kuptuar, por është e thjeshtë për t’u shpjeguar”, ka thënë fillimisht Lopeteguiu pas fitores 4-1 kundër Girona.

“Unë kam disa opsione të mira në portë dhe nuk ka probleme në atë fushë. Ne do të vendosim se çfarë është më e mira për çdo lojë”.

Lopetegui: Courtois dhe Navas nuk kanë probleme, i shoh si dy zgjidhje fantastike për portën
Lexo po ashtu Lopetegui: Courtois dhe Navas nuk kanë probleme, i shoh si dy zgjidhje fantastike për portën

“Keylor mori sot mundësinë dhe bëri shumë mirë. Ka konkurrencë të madhe dhe kjo na bën më të fortë në repartin e portës”.

“Unë kam disa mendime në mendjen time, por nuk do t’i ndaj me to”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Përfaqësueset
Manchester United bën ofertën e parë zyrtare për top yllin e Ligës Premier

Manchester United bën ofertën e parë zyrtare për top yllin e Ligës Premier

Premier League
Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël

Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël

Përfaqësueset
Real Madridi do të thyejë rregullin e klubit dhe do t’i ofrojë Carvajalit marrëveshjen e re ‘të ndaluar’

Real Madridi do të thyejë rregullin e klubit dhe do t’i ofrojë Carvajalit marrëveshjen e re ‘të ndaluar’

La Liga
Zyrtare: Nuri Sahin merr postin e trajnerit tek Dortmundi

Zyrtare: Nuri Sahin merr postin e trajnerit tek Dortmundi

Bundesliga
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Italisë - Sylvinho ka dy dilema

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Italisë - Sylvinho ka dy dilema

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori