LAJMI I FUNDIT:

“Morning Post” (1912) për traditat dhe zakonet e mirditorëve

“Morning Post” (1912) për traditat dhe zakonet e mirditorëve

Gazeta franceze, “Le Radical”, të enjten e 8 gushtit 1912, ka botuar në faqen e tretë shkrimin e medias britanike, “Morning Post”, mbi traditat dhe zakonet shqiptare, në të cilin hasim trajtimin e temave, si: përdorimi i armëve, mikpritja, rrespekti për gruan apo rritja (edukimi) i fëmijëve. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

“Nuk ka asgjë moderne te shqiptarët përveç armëve të tyre, të cilat janë të shkëlqyera sepse në këtë fushë ata janë njohës të vërtetë. Ceremonia vjetore e bekimit të pushkëve, në fisin e mirditorëve, është shumë mbresëlënëse. Një fis shqiptar drejtohet në mënyrë arbitrare nga një udhëheqës, i cili ka të drejtën të vendosë për jetën dhe vdekjen e anëtarëve të këtij fisi.

Frika është një ves i panjohur te shqiptarët sepse, që nga lindja, ata kanë jetuar në një atmosferë luftimi dhe përleshjet e tyre me fqinjët janë më të shpeshta se ndeshjet e futbollit në Angli.


Ushqimi i tyre është shumë i thjeshtë. Ata janë shumë mikpritës.

Burrat, në përgjithësi, janë të mëdhenj, dhe sytë e tyre janë jashtëzakonisht të gjallë; gratë, me një karakter më të butë, kanë një shprehje të thellë; durimi dhe butësia e nënës shqiptare për fëmijët e saj nuk mund të tejkalohet.

Ajo nuk keqtrajtohet, sepse personi i saj është i shenjtë për gjininë dominuese. Shqiptari e shfryn zemërimin e tij mbi armikun dhe nëse harron e godet një grua, ai do të dëbohet nga fisi.

Për një fjalë përbuzëse apo një poshtërim disi të dhunshëm, ai duhet të japë llogari përpara pleqve, dhe nëse familja e gruas e merr vesh, kjo mund t’i kushtojë jetën.

Nëna shqiptare zbaton të njëjtin kujdes, me të cilin është rritur, për fëmijët e saj. Goditja e një fëmije konsiderohet një mëkat monstruoz, dhe mohimi i diçkaje, derisa ai të arrijë moshën e arsyes, nuk shihet me sy të mirë.

Ky trajtim njerëzor nuk duket se e llaston (përkëdhel) të riun shqiptar. Ai rrallëherë bërtet, dhe kërkesat e tij janë të thjeshta.

Beteja e tij e parë është dita e madhe që ai pret dhe për të cilën përgatitet sa më shpejt që të jetë i aftë të mbajë një pushkë”. /Darsiani/

Në trend Kultura

Më shumë
Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

Kulture
Kush e vrau Ismail Qemalin?

Kush e vrau Ismail Qemalin?

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
LORELAI

LORELAI

Poezi
Kalo në kategori