LAJMI I FUNDIT:

QYTETI IM

QYTETI IM

Nga: Hektor Gjurgjiali (muzika, vargjet dhe aranzhmani …)

Natë e bukur
Hëna qiellin e stolis
Hap dritaren
Pyes dritat e qytetit tim


Ku ta hedh spirancën?

Pastaj si gjithmonë
Vë kapelën në kokë
Dhe nisem, për në sheti

Jemi plakur, qyteti im

Djalli le ta hajë
Këtu askush më nuk na njeh
Shoh një kafene
Futem brenda, gjej një tavolinë

E çfarë të porosis?

Pastaj një zë i ëmbël
Nga erdhi nuk e di
Tha: për ne dy kafe ju lutem

Jemi plakur, miku im

Kaluam shumë vjet
Unë dhe qyteti im
Në vetmi
Dhe më në fund erdhe ti
Më e bukur se kurrë
E qeshur si dikur
Si desha t’shof ty gjithnji
Po, si dua t’shof ty gjithnji

Eci bulevardit, shikoj njerëzit
Askend nuk e shoh
Ku të shkoj, çfarë të bëj
Nata nuk kalon

Ai zë s’më le rehat!

Ndezi një cigare
E shoh kafenenë në fund
Të hyjë edhe sonte apo jo?

Më ndihmo, qyteti im!

Kaluam shumë vjet
Unë dhe qyteti im
Në vetmi
Dhe më në fund erdhe ti
Më e bukur se kurrë
E qeshur si dikur
Si desha t’shof ty gjithnji
Po, si dua t’shof ty gjithnji

GRUPI 403 – KONCERTI I PLOTË I 6 SHTATORIT 2019