MALL E KEQARDHJE

Salvatore Quazimodo (1901-1968)
Poezi nga: Salvatore Quazimodo
Përktheu: Maksim Rakipaj
Tani që zbardh dita
nata ka shkuar dhe hëna
lehtaz tretet në kthjelltësi
dhe ndër kanalet perëndon.
Kështu jetoj shtatorin në këtë tokë
të sheshtë, lëndinat janë të blerta
ashtu si luginat në jug kur vjen pranvera.
Lashë shokët,
zemrën fsheha ndër muret e vjetër
që vetëm të rri dhe t’i kujtoj.
Sa larg të kam, sa hëna dhe më larg,
tani që dita vjen
dhe mbi gurët këmbë e kuajve rreh.
- Lexo po ashtu nga Salvatore Quazimodo: Poeti dhe politikani (ligjërata e Nobelit, 11 dhjetor 1959)
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































